31 Maji është dita e 151-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 214 ditë.
Ngjarje
ramsei” 279 pes – Ramsei i madh, faraon i Egjiptit të lashtë, bëhet monarku i parë në histori që nënshkruan një traktat paqeje me armiqtë e tij, Hititët, duke u dhënë fund luftërave dhe armiqësive shumë veçare midis dy mbretërive. Hititët apo Hitejtë ishin njerëz me prejardhje të panjohur që flisnin gjuhë indo –evropiane. Ata kishin krijuar një perandori në Azinë e Vogël. Egjiptasit i quanin hitejtë, “dardny” (dardanë). Duket se dardanët ose ishin Hitej, ose fqinj të tyre, në Trojë. (Ancient Illyrian, Pashko Gjonaj, 2011). Gjarpri mitik “Ilyrjanka”, symbol a perëndi e hititëve ndihmon hipotezën e ilirëve në Azinë e Vogël. Ky argument mbështet idenë se rënia e Trojës në shek, XII pes, dhe shpërbërja e mbretërisë Hitite, përkon me vërshime njerëzish dhe me daljen e ilirëve në pjesën jug lindore të Evropës. Sipas mitologjisë, edhe Kadmus erdhi nga Azia e vogël, dhe një nga djemtë e tij quhej Ilir.
455 – Perandori Petronius Maximus goditet me gurë për vdekje nga një turmë e zemëruar, ndërsa ai po largohej nga Roma. Maximus është i pari i ashtuquajtur perandor “hije” mbikqyrës i Perandorisë Romake perëndimore. Historiani Priscus nuk denjoi as ta përmendte emrin e tij: “Ka pasur perandorë të tjerë në perëndim, emrat e tyre i di mirë, por nuk do t’i përmend në asnjë mënyrë; ata jetuan vetëm një kohë të shkurtër në detyrë, dhe si rezultat nuk bënë gjë për t’u përmendur”
526 – Një tërmet shkatërrues godet Antiokin, Turqi , duke vrarë 250.000 vetë. Tërmeti shkaktoi dëme të rënda materiale, duke përfshirë rrënimin e Domus Aurea, kishë tetëkëndëshe e ndërtuar në kohën e Konstandinit të madh. Në Konstandinopojë, perandori Justin I thuhet se reagoi ndaj lajmeve të tërmetit duke hequr kurorën dhe mantelin e kuq, në shenjë zie, dhe menjëherë dërgoi në Antioki ambasadorë me para të mjaftueshme për lehtësimin e gjendjes dhe rindërtimin e qytetit.
1223 – Beteja e lumit Kalka – ushtria mongole e Genghis Khanit e udhëhequr nga Subutai e mund Kievan Rusin dhe Kumanët.
1578 – Mbreti Henry III vendos gurin e parë në themelin e urës Pont Neuf (Ura e Re), sot ura më e vjetër e Parisit, Francë.
1669 – Duke përmendur dobësimin e shikimit Samuel Pepys shkruan aktivitetet e fundit në ditarin e tij.
1759 – The Provinca e Pennsylvanisë i bllokon të gjitha prodhimet e teatrit.
1790 –Për here të parë, Shtetet e Bashkuara miratojnë Aktin mbi të drejtën e autorit.
1813 – Në Australi, Lawson, Blaxland and Wentworth, arrijnë Malin Blaxland, duke shënuar kështu fundin e rrugës rreth Maleve të Kaltërta.
1884 – Mbërritja e Tawhiao Mbret i Maurive, në Plymouth, për të kërkuar mbrojtjen e Mbretëreshës Viktoria.
1889 – Përmbytja e Johnstown: Mbi 2,200 njerëz vdesin pasi thyerja e digës, krijon mur me ujë mbi 18 metra mbi qytetin e Johnstownit.
1910 – Krijimi i Unionit të Afrikës së Jugut
1911 – Nga Belfasti (Angli) nisi udhëtimin e parë e të fundit anija-legjendë, Titaniku, e cila u fundos pas përplasjes më nje shkëmb akulli gjigant gjatë këtij udhëtimi.
1916 – Lufta e Parë Botërore: Beteja e Jutlandit – Flota e madhe britanike, nën komandën e Sir John Jellicoe dhe Sir David Beatty përleshen me Marinën e Kaiserit nën komandën e Reinhard Scheer dhe Franz von Hipper në betejën më të madhe detare, e cila rezulton të mos jetë vendimtare.
1924 – Bashkimi Sovjetik nënshkruan një marrëveshje me qeverinë kineze, duke e referuar një pjesë të Mongolisë si “pjesë të integruar të Republikës së Kinës”, sovranitetin e të cilës, Bashkimi Sovjetik premton që do ta respektojë.
1931 – Tërmeti 7.1 ballësh shkatërron Quettan, në Pakistan: 40,000 të vdekur.
1942 – Lufta e Dytë Botërore: Flota Mbretërore Japoneze fillon një seri sulmesh në Sydney, Australi.
1961 – Krijohet shteti i Afrikës së Jugut.
1795 – Revolucioni Francez: Gjykata Revolucionare pezullohet. Kjo ishte një gjykatë për shkelësit politikë, e krijuar nga udhëheqësit e Revolucionit Francez në vitin 1793, dhjetë ditë pas prerjes së kokës të mbretit Louigj XV. Gjykata u bë instrument efektiv i Mbretërimit të Terrorit. Leximi i akuzave, gjykimi dhe ekzekutimi kryheshin në të njëjtën ditë. Vetëm gjatë 50 ditëve nën drejtimin Robespierrit, gjykata dënoi me vdekje 1.376 persona, duke përfshirë mbretëreshën Marie Antoinette, si dhe vetë udhëheqësin e revolucionit, Danton.
1962 – Ndodh ekzekutimi i parë me vdekje në shtetin e Izraelit – ish oficeri nazist SS, Adolf Eichman, varet në afërsi të Tel Avivit për krime kundër njerëzimit.
1973 – Senati amerikan voton për të ndërprerë fondet për bombardimin e caqeve tëKhmer Rouget brenda Kamboxhias, duke përshpejtuar fundin e Luftës civile në Kamboxhi.
1977 – Përfundohet sistemi naftësjellës Trans-Alaska.
1981 – Digjet e biblioteka Jaffna në Sri Lanka. Ky akt është një nga shembujt e dhunshme të biblioclasmisë etnike të shekullit të njëzetë . Djegia e bibliotekës Jaffna është ngjarja më e rëndësishme në luftën civile në Sri Lanka. Një turmë e organizuar me origjinë singaleze vërshoi në Bibliotekën Publike Jaffna dhe i vuri zjarrin. Në atë kohë, biblioteka konsiderohej si nga më të mëdhatë në Azi, me rreth 1 milionë libra dhe dorëshkrime.
1985 – 41 tornado godasin Ohion, Pennsylvania, New York, dhe Ontarion, duke lënë 76 të vdekur.
1985 – Metilenedioksidmetamfetanina (MDMA)(e njohur si ekstazia) bëhet substancë e ndaluar në SHBA.
1987 – Athena 98.4 FM, radio stacioni i parë privat, fillon punën e tij në Greqi.
2004 – Vdiq Alberta Martin, 97 vjeç, e veja e fundit e një veterani të Luftës Civile amerikane (1861 -1865). Ajo ishte martuar në vitin 1927 me William Martin (ish-ushtar i konfederatës) – në atë kohë Alberta ishte 21 vjeç dhe William 81.
2010 – Izraeli sulmon anijet e ndihmave, mbi 10 të vdekur
Lindje
1443 – Margaret Beaufort, nëna e Henry VII (vdes më 1509)
1469 – Manuel I i Portugalisë (vdes më 1521)
1535 – Alessandro Allori, piktor italian (vdes më 1607)
1557 – Feodor I i Rusisë (vdes më 1598)
1613 – John George II (vdes më 1680)
1640 – Michał Wiśniowiecki, mbret i Polonisë (vdes më 1673)
1656 – Marin Marais, kompozitor rancez (vdes më 1728)
1732 – Count Hieronymus von Colloredo, kryepeshkop i Salzburgut (vdes më 1812)
1753 – Pierre Victurnien Vergniaud, revolucionar francez (vdes më 1793)
1754 – Andrea Appiani, piktor italian (vdes më 1817)
1773 – Ludwig Tieck, shkrimtar gjerman (vdes më 1853)
1801 – Johann Georg Baiter, filologjist suedez (vdes më 1887)
1818 – John Albion Andrew, guvernatori i 25-të i Massachusettsit (vdes më 1867)
1819 – Walt Whitman, poet amerikan (vdes më 1892)
1835 – Hijikata Toshizō, lider ushtarak japonez (vdes më 1869)
1838 – Henry Sidgwick, filozof anglez (vdes më 1900)
1852 – Francisco Moreno, Eksplorues argjentinas (vdes më 1919)
1857 – Papa Pius XI (vdes më 1939)
1860 – Walter Sickert, piktor anglez (vdes më 1942)
1863 – Francis Younghusband, eksplorues britanik (vdes më 1942)
1872 – Heath Robinson, animator anglez (vdes më 1944)
1882 – Sándor Graf Festetics, politikan hungarez (vdes më 1956)
1883 – Lauri Kristian Relander, Presidenti i 2-të i Finlandës (vdes më 1942)
1887 – Saint-John Perse, diplomate francez, fitues i Çmimit Nobel për letërsi (vdes më 1975)
1892 – Michel Kikoine, piktor bjellorus (vdes më 1968)
1892 – Konstantin Georgiyevich Paustovsky, shkrimtar rus (vdes më 1968)
1892 – Gregor Strasser, politikan nazist gjerman (vdes më 1934)
1894 – Fred Allen, komik amerikan (vdes më 1956)
1898 – Dr. Norman Vincent Peale, klerik amerikan (vdes më 1993)
1901 – Alfredo Antonini, kompozitor dhe dirigjnent amerikan (vdes më 1983)
1905 – Florence Desmond, aktore komike angleze (vdes më 1993)
1908 – Don Ameche, aktor amerikan (vdes më 1993)
1908 – Nils Poppe, aktor suedez (vdes më 2000)
1909 – Aurore Gagnon, viktimë e abuzimit të fëmijëve (vdes më 1920)
1911 – Maurice Allais, ekonomist francez, fitues i Çmimit Nobel për ekonomi
1914 – Akira Ifukube, kompozitor japonez (vdes më 2006)
1916 – Bert Haanstra, prodhues filmash holandez (vdes më 1997)
1921 – Alida Valli, aktore italiane (vdes më 2006)
1921 – Howard Reig, moderator amerikan i radios dhe televizionit (vdes më 2008)
1922 – Denholm Elliott, aktor anglez (vdes më 1992)
1923 – Rainier III Princi i Monakos (vdes më 2005)
1930 – Clint Eastwood, regjisor dhe aktor amerikan
1931 – John Robert Schrieffer, fizikan amerikan Çmimit Nobel për Fizikë
1931 – Shirley Verrett, soprano amerikane
1932 – Ed Lincoln, muzikant e producent brazilian
1932 – Jay Miner, dizajner i mikroqipave (vdes më 1994)
1935 – Jim Bolger, kryeministri i 35-të i Zelandës së Re
1938 – Johnny Paycheck, këngëtar amerikan (vdes më 2003)
1938 – Peter Yarrow, këngëtar popullor amerikan
1939 – Terry Waite, bamirës britanik
1941 – Louis J. Ignarro, farmacist amerikan, fitues i Çmimit Nobel për mjekësi
1943 – Sharon Gless, aktore amerikane
1943 – Joe Namath, lojtar i futbollit amerikan
1945 – Rainer Werner Fassbinder, regjisor gjerman (vdes më 1982)
1945 – Bernard Goldberg, gazetar amerikan
1946 – Ted Baehr, kritik amerikan
1947 – Junior Campbell, muzikant britanik dhe autor këngësh
1948 – Svetlana Alexievich, shkrimtare bjelloruse, nobeliste
1948 – John Bonham, muzikant britanik (Led Zeppelin) (vdes më 1980)
1948 – Duncan Hunter, politikan amerikan, kandidat për president më 2008
1949 – Tom Berenger, aktor amerikan
1949 – Nancy Shade, soprano amerikane
1950 – Gregory Harrison, aktor amerikan
1952 – Karl Bartos, muzikant gjerman (Kraftwerk, Electronic)
1953 – Pirkka-Pekka Petelius, aktor finlandez
1954 – Vicki Sue Robinson, këngëtare amerikane (vdes më 2000)
1954 – Thomas Mavros, futbollist grek
1956 – Fritz Hilpert, muzikant gjerman r (Kraftwerk)
1959 – Andrea de Cesaris, pilot Italian i garave
1960 – Greg C. Adams, lojtar kanadez i hokejit mbi akull
1960 – Chris Elliott, komik amerikan
1961 – Ray Cote, lojtar kanadez i hokejit mbi akull
1961 – Lea Thompson, aktore amerikane
1962 – Corey Hart, muzikant kanadez
1962 – Sebastian Koch, aktor gjerman
1963 – Hugh Dillon, muzikant dhe aktor kanadez
1963 – Viktor Orbán, politikan hungarez
1963 – Wesley Willis, muzikant amerikan (vdes më 2003)
1964 – Leonard Asper, afarist kanadez
1964 – Scotti Hill, kitarist amerikan
1964 – Darryl McDaniels, muzikant amerikan (Run-D.M.C.)
1965 – Brooke Shields, modele dhe aktore amerikane
1966 – Jeremy Hotz, komik kanadez
1966 – Nick Scotti, aktor dhe këngëtar amerikan
1967 – Sandrine Bonnaire, aktore franceze
1967 – Phil Keoghan, personalitet televiziv në Zelandën e Re
1967 – Kenny Lofton, lojtar amerikan i bejsbollit
1967 – Vampiro, mundës profesionist kanadez
1972 – Frode Estil, skitar norvegjez
1972 – Sarah Murdoch, modele australiane
1972 – Karl Geary, aktor irlandez
1973 – Dominique Van Roost, tenist belg
1974 – Chad Campbell, lojtar amerikan i golfit
1974 – Zsolt Erdei, bokser hungarez i peshës së lehtë
1974 – Adrian Tomine, animator amerikan
1974 – Sean Kent, aktor komik amerikan
1976 – Colin Farrell, aktor irlandez
1976 – Matt Harpring, basketbollsit amerikan
1977 – Eric Christian Olsen, aktor amerikan
1977 – Debbie King, prezentuese televizive angleze
1977 – Scott Klopfenstein, muzikant amerikan
1977 – Phil Devey, lojtar kanadez i bejsbollit
1977 – Domenico Fioravanti, notar italian
1977 – Joachim Olsen, atlet danez
1977 – Joel Ross, DJ britanik
1977 – June Sarpong, prezentuese televizive
1977 – Moses Sichone, futbollist zambian
1977 – Petr Tenkrát, lojtar çek i hokejit mbi akull
1980 – Andy Hurley, muzikant amerikan (Fall Out Boy)
1981 – Jake Peavy, lojtar amerikan i bejsbollit
1982 – Jonathan Tucker, aktor amerikan
1983 – David Hernandez, këngëtar amerikan
1983 – Dustin Wells, futbollist i Zelandës së Re
1983 – Reggie Yates, prezantues televiziv
1984 – Nate Robinson, basketbollist amerikan
1984 – Jason Smith, aktor australian
1985 – Ian Vouyoukas, basketbollist grek
1985 – Navene Koperweis, muzikant amerikan (Animals as Leaders)
1986 – Robert Gesink, çiklist holandez
1986 – Melissa McIntyre, aktore kanadeze
1988 – Hope Partlow, këngëtare amerikane
1990 – Erik Karlsson, lojtar suedez i hokejit mbi akull
1994 – Shim Eun-kyung, aktore jug koreane
Vdekje
1349 – Thomas Wake, politikan anglez (lindi më 1297)
1408 – Ashikaga Yoshimitsu, shogun japonez (lindi më 1358)
1410 – Mbreti Martin I i Aragonisë (lindi më 1356)
1495 – Cecily Neville, nëna e Eduardit IV dhe Richardit III, (lindi më 1415)
1558 – Philip Hoby, poltikan anglez (lindi më 1505)
1567 – Guido de Bres, teolog belg (lindi më 1522)
1594 – Tintoretto, piktor italian (lindi më 1518)
1680 – Joachim Neander, klerik gjerman (lindi më 1650)
1740 – Mbreti Friedrich Wilhelm I i Prusisë (lindi më 1688)
1747 – Andrei Osterman, burrështetas rus (lindi më 1686)
1799 – Pierre Lemonnier, astronom francez (lindi më 1715)
1809 – Joseph Haydn, kompozitor austriak (lindi më 1732)
1809 – Jean Lannes, marshall francez (lindi më 1769)
1831 – Samuel Bentham, inxhinier britanik (lindi më 1757)
1832 – Évariste Galois, matematikan francez (lindi më 1811)
1846 – Philip Marheineke, klerik gjerman (lindi më 1780)
1847 – Thomas Chalmers, pastor skocez (lindi më 1780)
1848 – Eugénie de Guérin, shkrimtar francez (lindi më 1805)
1908 – Louis-Honoré Fréchette, poet kanadezo-francez (lindi më 1839)
1945 – Odilo Globocnik, nazist austriak (lindi më 1904)
1957 – Leopold Staff, poet polak (lindi më 1878)
1960 – Willem Elsschot, shkrimtar flaman (lindi më 1882)
1960 – Walther Funk, lider nazist (lindi më 1890)
1961 – Walter Little, politikan kanadez (lindi më 1877)
1962 – Henry Fountain Ashurst, plitikan amerikan (lindi më 1874)
1967 – Billy Strayhorn, kompozitor dhe pianist amerikan (lindi më 1915)
1972 – Walter Freeman, mjek amerikan (lindi më 1895)
1976 – Jacques Monod, biolog francez, fitues i Çmimit Nobel për mjekësi (lindi më 1910)
1977 – William Castle, regjisor amerikan (lindi më 1914)
1978 – József Bozsik, futbollist hungarez (lindi më 1925)
1983 – Jack Dempsey, bokser amerikan (lindi më 1895)
1985 – Gaston Rébuffat, aslpinist legjendar francez (lindi më 1921)
1986 – Jane Frank, artiste amerikane (lindi më 1918)
1986 – James Rainwater, fizikan amerikan, fitues i Çmimit Nobel për Fizikë (lindi më 1917)
1987 – John Abraham (regjisor), regjisor indian
1994 – Herva Nelli, soprano italiane (lindi më 1909)
1926 – Petrit Gaçe, kirurg, pedagog, profesor shqiptarë
1997 – James Bennett Griffin, arkeolog amerikan (lindi më 1905)
1998 – Charles Van Acker, pilot belg i garave (lindi më 1912)
2000 – Tito Puente, muzikant amerikan (lindi më 1923)
2000 – Johnnie Taylor, këngëtar amerikan (lindi më 1938)
2001 – Arlene Francis, personalitet televiziv (lindi më 1907)
2004 – Robert Quine, kitarist amerikan (lindi më 1941)
2004 – Étienne Roda-Gil, skenarist (lindi më 1941)
2006 – Ryan Bennett, komentator (lindi më 1970)
2006 – Miguel Berrocal, skulptor (lindi më 1933)
2006 – Raymond Davis Jr., fizikan amerikan, fitues i Çmimit Nobel për Fizikë (lindi më 1914)
2006 – Lula Mae Hardaway, shkruese këngësh amerikane, nëna e këngëtarit Stevie Wonder (lindi më 1930)
Festa dhe përvjetore
Dita Botërore kundër duhanit (droges)