Delfin Pllana është emëruar ambasador i Republikës së Kosovës në Hungari, përcjell InLajmi.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se ambasadori Pllana do të vazhdojë të forcojë lidhjet midis vendeve.
I shpreh urimet e mia më të mira ambasadorit të emëruar Delfin Pllana, ndërsa ai merr detyrën e re si ambasador i Republikës së Kosovës në Hungari, shtoi ajo.
Postimi i plotë i saj:
I shpreh urimet e mia më të mira ambasadorit të emëruar Delfin Pllana, ndërsa ai merr detyrën e re si ambasador i Republikës së Kosovës në Hungari.Unë jam e bindur se ai do të vazhdojë të forcojë lidhjet midis vendeve tona dhe të thellojë lidhjet midis popujve tanë./InLajmi/