2 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e të enjtes në fshatin Sekiraqë të Podujevës, përcjell InLajmi.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për InLajmin bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë 2 vetura.
Nuk është bërë e ditur nëse të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor.
Sot rreth orës 14:40, në rrugën fshatin Sekiraqë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë 2 automjete, tha ajo.
Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut, ka tha Ahmeti./InLajmi/