“Një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, Asociacionin kulturor… Aleanca ka një alternativë për krijimin e Asociacionit, por jo këtë Asociacionin që na i ka sjellë në tavolinë zoti Kurti”.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka një alternativë sa i përket çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Kështu të paktën deklaroi deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili theksoi se ndryshe nga kryeministri, Albin Kurti, e kanë një alternativë për një Asociacionin pa kompetenca ekzekutive dhe që i kënaq kërkesat e serbëve të Kosovës.
Asociacioni i AAK-së do jetë kulturor sipas Lekajt.
“Një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, Asociacionin kulturor… Aleanca ka një alternativë për krijimin e Asociacionit, por jo këtë Asociacionin që na i ka sjellë në tavolinë zoti Kurti. Por, një Asociacion që i përmbush ato rregulla e një Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, pa krijuar një nivel të tretë të pushteti”, tha ai në FIVE të Dukagjinit.
”Obligimet ndërkombëtare duhet të implementohet dhe duhet të jemi serioz para atyre që i kemi thënë po, marrëveshjeve ndërkombëtare. Por duhet të jemi të vëmendshëm edhe në komunikim dhe në draft propozime. Ky e dini, apriori e ka pranuar Marrëveshjen e Brukselit, Aneksin e Ohrit. Po ka thënë që duhet me nënshkru së pari presidenti i Serbisë. Kjo ka qenë një lojë e Serbisë. Pasi nuk guxojmë të bimë në ujëra të tilla që e dëmton imazhin e Kosovës.
Ne si AAK kemi një alternativë, një Asociacion pa kompetenca ekzekutive. Që e kënaq kërkesat e qytetarëve serbëve, që janë qytetarë të Kosovës, sa i përket anës kulturore dhe menaxhimit të asaj që e ka Plani i Athisarit”, ka thënë Lekaj.