Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10 ka folur për sulmin e Banjskës dhe mundësinë që të jetë negociuar tërheqja e grupit terrorist prirë nga Milan Radojeçiq.
Sipas tij, pamjet e publikuara tregojnë se largimi i tyre nga Kosova nuk ka lënë ndonjë përshtypje se ata po ikin nga ndonjë sulm.
“Kishte një largim të organizuar, një largim me trajektore të qartë dhe qetësi të plotë. Edhe pas atij rasti ne kemi diskutuar se mund të ketë një negocim të largimit të tyre sepse rasti situata e sigurisë së veriut të Vendit i kalon kornizat e të qenurit të problemit të brendshëm”, ka thënë Hoxha, përcjell gazeta10.
Ai ka thënë se janë tre reagues të sigurisë në Republikën e Kosovës, e që mund të kenë negociuar për largimin e grupit terrorist nga Kosova.
“Është Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i dhe nëse ka pasur negocim ka pasur në mes të këtyre akterëve qoftë veç e veç apo dakordim të plotë të tyre”, ka thënë Hoxha.