Si pasojë e një aksidenti mes 2 motoçikletave në Sllatinë, 2 persona kanë pësuar lëndime trupore, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur pasditen e së dielës.
Sot, më 26.05.2024, rreth orës 16:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, fshati Sllatinë.
Njësiti policor njofton se në aksident janë përfshirë 2 motorë dhe si pasojë e aksidentit 2 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njoftoi Krasniqi.
Ai shtoi se njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin./InLajmi/