Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, ka thënë se është e kënaqur që para votimit mbi Srebrenicën që të gjitha shtete e Ballkanit Perëndimorë jemi bashkuar përveç Serbisë.
“Besoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa të rëndësishme janë këto rezoluta. Ne politikanët duhet të flasim se çfarë është e drejtë e çfarë jo”.
“Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur në Srebrenicë dhe me zotërinë Begaj gjithmonë jemi të një mendimi për respektimin të drejtave të njeriut”, përcjell Sinjali.
“Po ashtu, Musar theksoi se Sllovenia do të jetë gjithmonë mbështetëse e Shqipërisë në rrugën evropiane”, ka thënë Pirc-Musar gjatë një konferencë për media gjatë vizitës në Shqipëri.