1430 – Lufta 100 vjeçare anglo – franceze, rrethimi i Compirgne: Zhan d’Ark kapet nga forcat e Burgundisë. Sipas gojëdhënës, para betejës Zhan, 18 vjec, filloi të bënte parashikime se fundi i saj ishte afër. Pas betejës, ajo u kap nga trupat franceze që e shitën tek anglezët, dhe u dënua me djegje për blasfemi, mes të tjerash: “Më këshilluan të vesh rroba femërore; Unë refuzova, dhe ende refuzoj, sepse në botë ka shumë femra të tjera që mund t’i veshin ato”.
1498 – Girolamo Savonarola digjet në turrën e druve në Firence, Itali. Ai kishte bërë shumë armiq të fuqishëm, mes tyre Papa Aleksander VI, i cili kishte arsye të ndjehej i parehatshëm me denoncimet e Savonarolës ndaj jetës së shthurur dhe luksoze të udhëheqësve të Kishës.
1799 – Lindi Thomas Hood, dramaturg, poet, humorist britanik dhe botues. Tom Hood, mburrej kur tregonte se gjyshi i tij kishte qenë i pari që hapi tregtinë e librit me Amerikën dhe pati sukses të madh me botimet e reja të librave të vjetër. Hood vdiq më 1845.
Vdekja, nga Thoms Hood
(shqipërim)
Nuk është vdekja, që me një psherëtimë
Kësaj fryme të gjallë i merr fluturimin;
Ndonjëherë, edhe yjet e ndritshëm
Rrezet e diellit në errësirë zbresin;
Si vetedija plotësisht humbet.
Burimet e jetës harrojnë të rrjedhin;
Mendimet heshtin, dhe shpirti
Ulet në prehrin e dheut, nën të;
Vdekja nuk e di – por jeta duhet;
Mendimet vizitojnë varrin e ri
Në shtegtimin e dhimbshëm,
Pushojnë së shkuari
Shpesh e rregullisht – kur bari
Të rritet mbi të, do të ketë
Jo ringjallje në mendjet e njerëzve.
1853 – Buenos Aires fiton pavarësinë nga Argjentina (ribashkohet më 1859 )
1911 – Përurohet Biblioteka publike e Nju Jorkut, struktura më e madhe prej mermeri ndërtuar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara – presidenti William Taft preu shiritin. Punimet kishin filluar që më 1895. Sot, me gati 53 milionë artikuj, Biblioteka Publike e Nju Jorkut është biblioteka e dytë më e madhe në Shtetet e Bashkuara, pas Bibliotekës së Kongresit në Uashington me rreth 152 milionë libra, dhe e treta më e madhja në botë, pas Bibliotekës Britanike në Londër e cila ka rreth 170 milionë artikuj.
1915 – Lufta e Parë Botërore: Italia bashkohet me Aleatët (Britani, Francë, Rusi), pasi ato i shpallin luftë Austro-Hungarisë. Për këtë hap, Italia kishte marrë premtime për një copë të Shqipërisë (Traktati i fshehtë i Londrës).
1945 – Heinrich Himler, shefi i Gestapos, kryen vetëvrasje gjatë kohës në burg. Historianët thonë se Himleri iu shmang varjes në litar, duke përtypur një tabletë cyanide që e mbante në një nga dhëmbët e tij – kjo ndodhi një ditë pas arrestimit nga britanikët. Pas vdekjes së Hitlerit dhe Goebbelsit, Himleri ishte figura më e lartë në rangun e nazistëve gjermanë që vranë veten për t’iu shmangur dënimit nga drejtësia.
1967 – SHBA; Ligjvënësi James Howard shpalli në Dhomën e Përfaqësuesve se thuajse të gjithë ushtarët amerikanë të vrarë në betejën për Kodrën 881 në Vietnam, vdiqën nga bllokimi i automatikut M-16. Më vonë, Pentagoni e ndreqi gabimin dhe pranoi se arma kishte pasur difekt. Që nga ajo kohë, M-16 u bë arma më popullore.
1992 – Sicili, Itali; Gjykatësi më i njohur italian i anti – mafias, Giovanni Falcone, gruaja e tij dhe tre truprojet vriten nga klani Korleonesi me një bombë prej gjysmë ton lëndë shpërthyese. Miku dhe kolegu i tij, Paolo Borsellino do të vritej më pak se dy muaj më vonë, duke e bërë vitin 1992 një pikë kthese në ndjekjen penale të mafias italiane.
2002 – Miratohet Protokollit i Kiotos pas ratifikimit të tij nga Islanda. Protokolli i Kiotos është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme sipas të cilës vendet e industrializuara duhet të pakësojnë së bashku emetimet e gazeve serë me 5.2%
2004 – Paris, Francë; Pjesë e Terminalit 2E të Aeroportit Charles de Gaulle shembet, duke vrarë katër njerëz dhe plagosur tre të tjerë.
2010 – Xhamajka; policia fillon gjuetinë për kapjen e trafikantit të drogës Christopher Coke, pasi Shtetet e Bashkuara kishin kërkuan ekstradimin e tij – kjo çoi në tri ditë përleshje e shkëmbime zjarri në rrugë gjatë të cilave humbën jetën të paktën 73 kalimtarë. Kok u arrestua, u ekstradua dhe u dënua me 23 vjet burgim nga një gjykatë federale në Nju Jork.