Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e 21 majit të vitit 1998, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se më 21 maj 1998, gjatë betejës treditore në Grabanicë, Qeskovë, Dollovë, Kpuz e Bokshiq, do të përjetësohej Heroi Myrtë Zeneli, ndër luftëtarët e parë të Shqiponjës dhe dëshmori i saj i parë, me bashkëluftëtarët Faruk Elezi, Arben Krasniqi, Xhezair Syla, Qaush Fazlija dhe Isuf Morina.
Ai ka kujtuar edhe heroin Arben Halitin, dhe 3 vëllëzërit, Mehmet, Ajet dhe Hetem Rexha që ranë për ta shkruar me gjakun e tyre historinë tonë më të re, si porosi brezave për sakrificën madhore për këtë tokë.
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri, përfundoi Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Më 21 maj 1998, gjatë betejës treditore në Grabanicë, Qeskovë, Dollovë, Kpuz e Bokshiq, do të përjetësohej Heroi Myrtë Zeneli, ndër luftëtarët e parë të Shqiponjës dhe dëshmori i saj i parë, me bashkëluftëtarët Faruk Elezi, Arben Krasniqi, Xhezair Syla, Qaush Fazlija dhe Isuf Morina.
Po të njëjtën ditë u përjetësua edhe Heroi Arben Haliti.
Kujtojmë tre vëllëzërit; Mehmet, Ajet dhe Hetem Rexha, që ranë të pandarë, për ta shkruar me gjakun e tyre historinë tonë më të re, si porosi brezave për sakrificën madhore për këtë tokë!
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri!/InLajmi/