Presidenti sllovak, Robert Fico, është jashtë rrezikut për jetë.
Këtë sot e bëri të ditur zëvendëskryeministri Robert Kalinak në një konferencë për media, shkruan Reuters.
Ai shtoi se Fico nuk do të transferohet për momentin nga spitali “Banska Bystrica”, transmeton Klan Kosova.
Fico, 59 vjeç, u qëllua teksa përshëndeti mbështetësit pas një takimi të qeverisë të mërkurën në ish-qytetin e minierave të qymyrit Handlova. I dyshuari është goditur në tokë dhe është arrestuar.