Sot, një dhomë e konviktit numër II në Qendrën e Studentëve në Prishtinë është kapluar nga zjarri. Nga ky zjarr u shkaktuan vetëm dëme materiale
Një dhomë e konviktit numër II në Qendrën e Studentëve në Prishtinë është kapluar nga zjarri sot.
Nga zjarri nuk pati të lënduar, përderisa u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Ekipi i zjarrfikësve dhe i Policisë së Kosovës dolën në vendin e ngjarjes, shkruan Dukagjini.
Zjarrfikësit arritën që ta fikin zjarrin, përderisa me veprimet e tjera hetimore po vazhdon të merret Policia.