Sot në Kosovë na pret mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe rrebeshe kalimtare shiu, nganjëherë të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperaturat do të fillojnë të rriten së bashku me fuqizimin e erërave nga jugu dhe juglindja dhe kjo për arsye të afrimit të masës ajrore direkt nga Afrika veriore.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e rrebeshe kalimtare shiu me vetëtima dhe bubullimë. Një sistem me vranësira e rrebeshe shiu me bubullimë pritet që nga jugu dhe perëndimi i Shqipërisë të shtrihet në viset tjera.
Masa mjaft të ngrohta ajrore që vijnë nga Afrika veriore depërtojnë përfundimisht në viset tona nga dita e Premte. Parashihen intervale më të gjata kohore me diell dhe aty-këtu ndonjë reshje e izoluar.
Për fundjavë na pret mot mjaft i ngrohtë, por me mundësi për zhvillime të stuhive të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë sidomos pasditen e së dieles.