• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 26 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Knaus: Letra e Qeverisë erdhi vonë, Kosova s’hyn në agjendë të KiE nesër

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
16 May 2024
në KRYESORE
0 0
0
Knaus: Vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit është në interes të Kosovës
0
SHPERNDARJE
25
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se nuk pret që Kosova të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, ku do të mund të votohej për pranimin e saj në këtë organizatë.

Kjo, me gjithë faktin se Kosova tha të enjten se i ka dërguar letër Këshillit të Evropës për ta njoftuar se është duke përgatitur draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për ta dorëzuar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

“Mendoj se letra ka ardhur pak me vonesë”, thotë Knaus, i cili ka përcjellë nga afër rrugëtimin e Kosovës drejt KiE-së.

“Por, mendoj se vendet anëtare duhet të thonë se e mbështesin nismën e Kosovës dhe duhet të bëjnë thirrje për një samit të jashtëzakonshëm së shpejti – me shpresë brenda disa javësh”, thotë ai për Radio Evropa e Lirë.

Asambleja Parlamentare e KiE-së ka votuar për pranimin e Kosovës më 16 prill dhe vendimi përfundimtar ka kaluar te Komiteti i Ministrave.

Ndërkohë, disa vende si Gjermania dhe Franca kanë kërkuar nga Kosova që të bëjë hapa konkretë drejt themelimit të Asociacionit, për t’i bindur qeveritë skeptike që të votojnë në favor të saj për anëtarësim në KiE.

Qeveria e Kosovës, fillimisht, e ka refuzuar këtë kusht.

Radio Evropa e Lirë:Kosova është duke përgatitur draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për ta dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtim. A është një ndryshues loje ky hap?

Gerald Knaus:Do të duhej të ishte ndryshues loje. Le të jemi të qartë se cili ka qenë qëndrimi i Kosovës dhe i demokracive evropiane. Kosova është zotuar në letrën e tri institucioneve të saj – presidenti, kryeministri dhe kryetari i Parlamentit – drejtuar Këshillit të Evropës, se do të ndërmarrë një hap për ta bërë këtë të mundur sa më shpejt. Por, në letër nuk thuhet se ky asociacion duhet të jetë i tillë që të pranohet nga [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq, sepse nuk do të ketë kurrë një të tillë.

Andaj, me dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të një drafti që kanë hartuar dy institutet më të shquara në Evropë – Instituti Evropian për Paqe dhe organizata Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) – Kosova e përmbush obligimin e saj. Pastaj, u takon komunave me shumicë serbe të thonë se duan ta krijojnë këtë asociacion. Nëse nuk duan ta krijojnë, ai nuk mund t’iu imponohet. Por, Kosova e ka përmbushur obligimin.

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës duhet ta mbështesë pastaj votën në Asamblenë Parlamentare për pranimin e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë:Cilat janë shanset që Gjermania dhe Franca të binden me këtë draft?

Gerald Knaus:Demokracia dhe diplomacia kanë të bëjnë me argumente. Kosovës i duhen argumente të fuqishme dhe ajo i ka ato. Ka prej atyre që thonë se Serbia duhet të ketë veto. Ka prej atyre që fshihen pas kërkesës për Asociacionin. Ka prej atyre që e kanë përcjellë vizitën e Vuçiqit në Paris, ku ka thënë se do t’i kërkojë presidentit [të Francës, Emmanuel] Macron që të mos e lejojë hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke premtuar se do të blejë 12 avionë luftarakë, se do të nënshkruajë kontrata me biznesin francez.

Nëse ky lloj demokracie është i suksesshëm… unë nuk mendoj se është në interesin e Evropës.

Nuk mendoj se Franca – një demokraci krenare që e ka krijuar Këshillin e Evropës për t’i mbrojtur të drejtat dhe vlerat e njeriut – mund të manipulohet kaq lehtë nga presidenti serb.

Unë pres që të ketë debat. I takon Qeverisë së Kosovës që ta bindë secilin se është serioze. Ajo ka qenë serioze në muajt e fundit. Nëse kjo vazhdon, atëherë duhet dëgjuar raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën, Dora Bakoyannis. Ajo vjen nga një vend që nuk e ka njohur Kosovën dhe në raportin e saj ka thënë se nuk ka pasur kandidate më të përgatitur se Kosova.

Radio Evropa e Lirë: Po BE-ja, a do ta pranojë këtë draft?

Gerald Knaus:BE-ja është një institucion më vete. Çështja kryesore ka të bëjë me Gjermaninë e Francën, si shtete anëtare të Këshillit të Evropës. BE-ja nuk mund të vendosë veto. Natyrisht, vendet mund të thonë se do ta injorojnë Asamblenë Parlamentare, por atëherë kjo bëhet krizë për Këshillin e Evropës, jo vetëm për Kosovën.

Nëse një proces që është meritokratik – sepse 82 për qind e Asamblesë Parlamentare ka votuar për Kosovën – anashkalohet, atëherë Këshilli i Evropës ka problem serioz me kredibilitetin.

Radio Evropa e Lirë:A mund ta vendosë hapi i fundit Kosovën në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës të premten?

Gerald Knaus:Jo, mendoj se letra [e Kosovës drejtuar Këshillit të Evropës] ka ardhur pak me vonesë. Por, mendoj se vendet anëtare duhet të thonë se e mbështesin nismën e Kosovës dhe duhet të bëjnë thirrje për një samit të jashtëzakonshëm së shpejti – me shpresë brenda disa javësh.

Pra, nëse Kosova e dorëzon këtë draft në Gjykatën Kushtetuese, ashtu siç ka thënë tani, atëherë duhet të ketë së shpejti një samit dhe Kosova duhet të pranohet këtë verë.

Kjo duket reale tani. Merr kohë, sepse nuk është e lehtë për qeveritë në Evropë dhe në Prishtinë të gjejnë konsensus. Është vonë, por nuk është shumë vonë.

Radio Evropa e Lirë:Pra, mendoni se do të ketë një takim të jashtëzakonshëm. Kur ka qenë hera e fundit që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës është mbledhur në takim të jashtëzakonshëm?

Gerald Knaus:Mesa e kujtoj, hera e fundit ka qenë për çështjen e përjashtimit të Rusisë, pas sulmit në Ukrainë. Pra, kjo ndodh për raste të mëdha, historike. Dhe Kosova tani duhet të argumentojë për pozitën e saj. Por, i ka edhe aleatët e saj në Evropë.

Radio Evropa e Lirë:Dhe, nëse nuk ka takim të jashtëzakonshëm, do të duhet të pritet deri në majin e ardhshëm?

Gerald Knaus:Nëse nuk ka takim të jashtëzakonshëm, atëherë kemi problem të vërtetë. Është shumë e rëndësishme të argumentohet tani. Është, po ashtu, e rëndësishme që vendet të thonë se me nismën për Asociacionin, me dërgimin e draftit në Gjykatën Kushtetuese, Kosova e ka përmbushur atë që i është kërkuar.

Nëse Gjykata Kushtetuese konstaton se [drafti] është kushtetues, atëherë topi kalon te komunat me shumicë serbe. Ato do të duhet ta krijojnë Asociacionin, sepse nuk mund t’iu imponohet. Dhe nëse nuk e krijojnë, ky nuk do të jetë faj i Qeverisë së Kosovës.

Tags: BE-jaGerald KnausKieQeveria e Kosovës
Postimi i mëparshëm

S’kalon marrëveshja për burgjet me Danimarkën, dështon ratifikimi në Kuvend

Postimi tjetër

Haradinaj: Kosova është vonë me draft-statutin e Asociacionit

Të ngjajshme Postime

Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada
KRYESORE

Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada

25 July 2025
Dështim i 52-të, seanca vazhdon nesër në orën 14.00
KRYESORE

Dështim i 52-të, seanca vazhdon nesër në orën 14.00

25 July 2025
Zemaj: VV-ja s’e ka hallin e Kuvendit, por të qeverisë sepse s’i ka numrat
KRYESORE

Zemaj: VV-ja s’e ka hallin e Kuvendit, por të qeverisë sepse s’i ka numrat

25 July 2025
Haxhiu: E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet
KRYESORE

Haxhiu: E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet

25 July 2025
Rexhepi: Kurti po bisedon me Limajn për krijimin e një Qeverie, jo për postin e Kryeparlamentarit
KRYESORE

Rexhepi: Kurti po bisedon me Limajn për krijimin e një Qeverie, jo për postin e Kryeparlamentarit

25 July 2025
Ish-Presidenti Hashim Thaçi: Kam bërë plot gabime, por nuk kam gënjyer dhe mashtruar
KRYESORE

Ish-Presidenti Hashim Thaçi: Kam bërë plot gabime, por nuk kam gënjyer dhe mashtruar

24 July 2025
Postimi tjetër
Haradinaj: Largimi i sanksioneve nga BE-ja ndaj Kosovës do i hapte rrugë proceseve integruese

Haradinaj: Kosova është vonë me draft-statutin e Asociacionit

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 26 korrik ndër vite?

26 July 2025
Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

26 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Temperaturat do të arrijnë kulminacionin që shkojnë deri në 43 gradë celsius

26 July 2025
Energjia e çliruar nga marrëdhëniet tona, fushë energjie që përcakton mirëqenien apo vuajtjen tonë

Energjia e çliruar nga marrëdhëniet tona, fushë energjie që përcakton mirëqenien apo vuajtjen tonë

26 July 2025
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë–Mitrovicë

25 July 2025
“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

25 July 2025
Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

25 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu