Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi ka shkruar një letër përshëndetëse pas lirimit nga detyra, derisa dyshohet për 3 vepra penale, “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “ushtrim të ndikimit” dhe “konflikt i interesit”.
Qysh në fillim të kësaj letre, ai thotë se “ky ishte një rrugëtim i mundimshëm” që nuk përfundoi në mënyrën më të mire, përcjell Front.online.
Por sipas Krasniqit, “kjo është jeta”.
“Më 23 prill, rrugëtimi im mjaft i turbullt, dinamik, i mundimshëm por edhe jashtëzakonisht interesant me KEK-un mori fund. Ndoshta jo në mënyrën më të mirë që do të doja të ndodhte, por … kjo është jeta”.