Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar aderimin më të ri në parti, doktor Murtez Zekolli.
Në një konferencë për media të mërkurën, Limaj tha se Zekolli është një personalitet me bagazh kombëtar e intelektual që i bashkohet subjektit të tij politik, percjell Gazeta Blic.
“Nisma po fuqizohet me personalitete të fuqishme. Sot para jush paraqesim dekorin e shkencave juridike, Murtez Zekollit”, tha Limaj.