Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi kryeministri sllovak, Robert Fico, është plagosur të mërkurën, përcjell InLajmi.
Një lajm shumë shqetësues nga Sllovakia, ku raportohet se kryeministri Robert Fico është qëlluar, tha Kurti.
Ai i ka uruar kryeministrit sllovak shërim të shpejtë dhe të plotë.
Dhuna nuk ka vend në demokraci, theksoi kryeministri.
Postimi i plote i tij:
Një lajm shumë shqetësues nga Sllovakia, ku raportohet se kryeministri Robert Fico është qëlluar. I urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë dhe mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin e Sllovakisë. Dhuna nuk ka vend në demokraci./InLajmi/