Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, tha se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, po i vendosin interesat e tyre para atyre shtetërore, percjell InLajmi.
Haziri tha se Këtë javë, në vend se të bëhemi anëtar të Këshillit të Europës, në kohën kur Serbia është në bankën e OKB-së për t’ua vendosur shenjën e gjenocidit përjetë e mot, ata kanë zgjedhur betejat e vogla, duke rikonfirmuar për të satën e herë që interesat personale i qesin gjithmonë para interesave të shtetit.
Ai tha se e ripërsëris, nuk keni parë asgjë Akoma, do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit.
Postimi i plote i tij:
Presidentja sot dhe kryeministri dje, në luftë për beteja të vogla politike, por s’po shohin se ne po e humbin luftën. Këtë javë, në vend se të bëhemi anëtar të Këshillit të Europës, në kohën kur Serbia është në bankën e OKB-së për t’ua vendosur shenjën e gjenocidit përjetë e mot, ata kanë zgjedhur betejat e vogla, duke rikonfirmuar për të satën e herë që interesat personale i qesin gjithmonë para interesave të shtetit. Po e ripërsëris, nuk keni parë asgjë akoma. Do të shokohen besimtarët politikë të Kurtit!/InLajmi/