
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë, Roberto Fico, i cili është plagosur me armë zjarri të mërkurën, përcjell InLajmi.


Gërvalla tha se autorët duhet të ndëshkohen.

Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, shtoi ajo.

Postimi i plotë i saj:

Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital. Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij. Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë. Autorët duhet të ndëshkohen./InLajmi/