Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi, është duke qëndruar për vizitë në Serbi, përcjell InLajmi.
Ai ka bërë të ditur se është takuar me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq.
Ai tha se suksesi i Zgjerimit kalon përmes Dialogut Beograd-Prishtinë.
Varhelyi tha se nëpërmjet Planit të Rritjes dhe Axhendës së Reformës ne mund të lehtësojmë adresimin e çështjeve të pazgjidhura.
Postimi i plotë i tij:

Takimi shumë konstruktiv me Marko Gjuriq
Suksesi i Zgjerimit kalon përmes Dialogut Beograd-Prishtinë.
Nëpërmjet Planit të Rritjes dhe Axhendës së Reformës ne mund të lehtësojmë adresimin e çështjeve të pazgjidhura.
Mezi presim të punojmë së bashku./InLajmi/