• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 25 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 14 maj ndër vite?!

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
14 May 2024
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur me 2 mars ndër vite?
0
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

1495 – Leonardo da Vinci fillon Darkën e Fundit – pikturë murale në sallën e ngrënies së manastirit Santa Maria, Milano – një nga pikturat më të famshme në botë, dhe një nga më të studiuarat, shqyrtuarat, dhe satirizuarat ndonjëherë. Piktura paraqet skenën e Darkës së Fundit të Jezusit me dishepujt e tij, ashtu siç është thënë në Ungjillin e Gjonit, 13:21. Piktura fikson pikërisht momentin kur Jezusi bën të ditur se një prej tyre do ta tradhtonte. Kritikët thonë se e veçantja e Darkës së Fundit është vetë Jezusi. Sipas një gojëdhëne, kur Da Vinci arriti tek tiparet e Jezusit, ai ishte pushtuar nga zemërimi dhe e kishte të pamundur të imagjinonte a të përqëndrohej; iu desh të harronte shkakun e zemërimit (një lloj mënyre kerkim ndjese), që t’i kthehej qetësia, dhe arriti të krijojë figurën e Jezusit siç njihet sot. Lind pyetja: Ç’është ndjesa, nëse jo çlirim nga mendimet shqetësuese (harresë) – prej nga rrjedh edhe shprehja ‘Harroje!’, që e lejon njeriun të ecë.

1664 – Veziri i madh Fazil Ahmed Pashë Kypriljoti (Qupriliu) sulmon 120,000 ushtarë pranë Danubit, gjatë fushatës për zgjerimin e perandorisë osmane në PerëndIm. Ai ishte anëtar i familjes së njohur Koprulu me prejardhje shqiptare, prej së cilës dolën 6 vezirë të mëdhenj (kryeministra) të Perandorisë Osmane. Fazil shërbeu si vezir i madh nga 1661-1676 pasi e trashëgoi titullin nga babai i tij, Mehmed Pashë Koprulu, themeluesi i familjes politike Koprulu. Ai u mbiquajt Fazil, që do të thotë “i ditur”, i njohur për dhe nxitjen e arsimit. Nga ana tjetër, thonë historianët, Fazil Qupriliu ishte brutal në luftë dhe udhëhoqi ushtrinë osmane në Luftën Austro – Turke (1663-1664).

1787 – SHBA, Sistemi konfederal nuk po jepte rezultat; pas 11 vjetësh, nga pavarësia vendi kishte mbetur i dobët ekonomikisht e ushtarakisht – Britania priste që një bashkim i tillë i ish-kolonive të saj të dështonte. Këtë ditë, delegatët u mbodhën në Filadelfia, Pensilvani, për të hartuar kushtetutën. Gjatë tre muajve të ardhshëm, ata shqyrtuan e debatuan mbi një seri kompromisesh. Në fund, Kongresit iu dhanë kompetenca të reja për të rregulluar ekonominë, monedhën, dhe mbrojtjen kombëtare, por dispozita për t’i dhënë qeverisë të drejtën e vetos mbi ligjet u refuzua. Me këmbënguljen e delegatëve nga shtetet jugore, Kongresit u mohuar fuqia për të kufizuar tregtinë e skllevërve, për 20 vjet. Sipas një plani (Kompromisi Konektikut ), përfaqësimi në Dhomën e Përfaqësuesve do të bazohej në numrin e popullsisë së një shteti, ndërsa çdo shtet, pavarësisht sa i vogël, do të jetë i garantuar për të patur dy senatorë në Senatin e ri. Deri në shtator, kompromiset përfundimtare u arritën, dhe erdhi koha për të votuar. Në Kuvend, çdo shtet – pa marrë parasysh numrin e delegatëve – kishte një votë dhe 39 nga 55 delegatët, mbështetën Kushtetutën e re. Pas një ceremonie nënshkrimi, më 17 shtator, shumica e delegatëve u mblodhën në një tavernë të qytetit, ku sipas George Washingtonit, “hëngrën së bashku dhe u ndanë përzemërsisht”.

1932 – Në Nju Jork zhvillohet parada me moton “Duam Birra!” – ishte periudha e ndalimit të pjeve alkoholike (1920 – 1933). Kritikët thonë se ky ndalimi çoi në pasoja të padëshiruara të tilla si shtimi i organizatave kriminale, duke përfshirë Mafian moderne amerikane.

1938 – Berlin, megjithëse nën tingujt e hymnit nazist, ekipi anglez i futbollit mundi ekipin gjerman me rezultatin 6 – 3. Në shtator 1939, rivaliteti anglo-gjerman kaloi nga fusha e futbollit në fushën e luftës, ku Gjermania gjithashtu humbi. Në dhjetor 1954. ndryshe nga viti 1938, ekipi gjerman shkoi në Londër si kampione e Botës, në një periudhë kur futbolli anglez ishte në rënie, dhe përsëri Gjermania humbi (jo aq thellë) 1 – 3, ndërsa tifozët britanikë këndonin “You’re Not Singing Anymore!”.

1948 – Izraeli shpall pavarësinë nga administrimi britanik.

1955 – Poloni; Traktati i Varshavës nënshkruhet nga Bashkimi Sovjetik, Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia dhe Rumania. Sot, me përjashtim të Bashkimit Soviteik, të gjitha këto vende janë anëtare të NATOs.

1968 – Komunizëm; Qeveria e Çekoslovakisë shpall reformat liberalizuese nën Alexander Dubçekun – periudha u quajt Pranvera e Pragës.

2012 – Mjekësi; Shkencëtarët e Universitetit Stanford, SHBA, zhvillojnë prototipin e një syri Bionik. Kjo pajisje përfshin një implant të retinës me 24 elektroda që stimulojnë prodhimin e perceptimeve vizuale (të quajtur phosphenes) të cilat shfaqen si njolla drite. Syri bionik prototip është projektuar për të ndihmuar studiuesit për të mësuar më shumë se si truri interpreton informacionin nga stimulimi elektrik i syrit artificial. Raportimet nga pacientët i ndihmojnë shkencëtarët për të zhvilluar teknika stimuluese më të sofistikuara rreth përpunimit të shikimit për personat e verbër.

Tags: LindjeNgjarjeVdekje
Postimi i mëparshëm

E martë e vranët e me reshje shiu në Kosovë

Postimi tjetër

Përgaditja e japrakëve në furrë, shije fantastike

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 22 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodh me 24 qershor ndër vite?

24 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 23 qershor ndër vite?

23 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 29 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 21 qershor ndër vite?

21 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 19 qershor ndër vite?

19 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 6 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 18 qershor ndër vite?!

18 June 2025
Postimi tjetër
Përgaditja e japrakëve në furrë, shije fantastike

Përgaditja e japrakëve në furrë, shije fantastike

Lajmet e fundit

50 gjëra për çifte pa telefon: Për më shumë afërsi, lidhje emocionale dhe dashuri të qëndrueshme

50 gjëra për çifte pa telefon: Për më shumë afërsi, lidhje emocionale dhe dashuri të qëndrueshme

25 June 2025
I humbi unaza me diamant në liqenin e Teksasit, gruaja angazhon zhytësin profesionist që t’ia gjej – ia arrin qëllimit

I humbi unaza me diamant në liqenin e Teksasit, gruaja angazhon zhytësin profesionist që t’ia gjej – ia arrin qëllimit

25 June 2025
Sadiku skeptik për ndërtimin e urave të reja mbi Ibër: E mbështes iniciativën, por nuk është momenti

Sadiku skeptik për ndërtimin e urave të reja mbi Ibër: E mbështes iniciativën, por nuk është momenti

24 June 2025
Peshkaqeni i bardhë shfaqet në Adriatik

Peshkaqeni i bardhë shfaqet në Adriatik

24 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj

Aksident trafiku në Lipjan, humb jetën ngasësi i motoçikletës

24 June 2025
Dasma e shekullit: Gjithçka që dihet për martesën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez

Dasma e shekullit: Gjithçka që dihet për martesën e Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez

24 June 2025
Si ndikojnë antidepresivët e marrë gjatë shtatzënisë në zhvillimin normal të fetusit

Si ndikojnë antidepresivët e marrë gjatë shtatzënisë në zhvillimin normal të fetusit

24 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu