Vetëm PDK i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti, për një darkë pune, sonte në Prishtinë.
LDK e AAK kanë refuzuar të marrin pjesë në takim.
Kurti përpos krerëve të opozitës, në takim ka ftuar edhe shefat e Grupeve Parlamentare.
As nga AAK nuk kanë pranuar që shefi i GP të kësaj partie, Besnik Tahiri, të shkojë në takim.
Nga kjo parti, thonë për Gazeta Blic se sa i përket shefave të grupeve parlamentare, të dakordohen sa i përket agjendës legjislative.
“Ashtu siç jemi deklaruar në përgjigjen drejtuar z. Kurti, konsiderojmë që i takon shefave te grupeve parlamentare në Kuvend të dakordohen sa i përket agjendës legjislative, siç përcaktohet në bazë të rregullores së Kuvendit”, thotë zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli për Gazeta Blic.
Ai ka shtuar se “në qoftë se ka ndonjë temë tjetër lidhet me interesin nacional, mund të diskutohet në një moment tjetër”.
Takimi i Kurtit me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi pritet të mbahet sonte në ora 18:30.