• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 23 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Abazi: Kurti fajtor për mosfutjen në Agjendë për anëtarësim në KiE

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
12 May 2024
në KRYESORE
0 0
0
Abazi: Kurti fajtor për mosfutjen në Agjendë për anëtarësim në KiE
0
SHPERNDARJE
18
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e konsideron kryeministrin Albin Kurti fajtorin kryesor që Kosova pritet të dështojë të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

Abazi ka thënë për Ekonomia Online se Kurti e ka pranuar Asociacionin, njëjtë siç bëri me dhënien e tokës Manastirit të Deçanit, por këtë fakt nuk dëshiron ta pranojë para elektoratit të tij.

Abazi, tani deputet i pavarur, vlerëson se bashkësia ndërkombëtare e ka humbur besimin në institucionet kosovare. Sipas tij, kreu i ekzekutivit para ndërkombëtarëve e ka pranuar e statutin e Asociacionit si kusht për anëtarësim në KiE.

“Është një huqje e madhe që ka ndodhur. Realisht ne e kemi ditur që rruga në të cilën është nisur zoti Kurti, duke taktizuar, do të përfundojë në një rezultat të këtillë çka po shohim. Kemi mungesë totale të besimit, të sinqeritetit edhe demokracisë në institucionet e Kosovës. Këto tri elemente janë shumë të rëndësishme”.

“Ai ka bërë zotime të tjera në takimet që ka pasur në dialog. Edhe në takimet për anëtarësim në Këshill të Evropës me zonjën Dora Bakoyyanis por edhe të tjerët, ka thënë një diçka tjetër. Kjo doli gënjeshtër, të themi e zhveshur totalisht, sepse deputetja e Norvegjisë në takimin e Asamblesë Parlamentare e tha troç që votimi pro anëtarësimit të KE-së është pasi që kryeministri ka bërë zotimin për zbatimin e statutit të Asociacionit. Kështu e tha qartë edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke e ditur që kjo do të ishte një kosto jashtëzakonisht e lartë për shkak se pas faljes së 24 hektarëve të Manastirit të Deçanit që u vendos në letër duke ia bë dhuratë Dora Bakoyyanis tani po të bëhet edhe zbatimi i statutit ashtu siç është zotuar Kurti”, thotë Abazi.

Veprimet e Kurtit, ai i sheh si “vetëvrasje politike”, sidomos pas kalimit të suksesshëm të fazës së dytë në Asamblenë e Përgjithshme të KiE-së.

“Në këtë moment do ishte ‘vetëvrasja’ më e madhe politike që do ia bënte vetes. Dhe çfarë ndodhi: nga një triumf për kalimin e Kosovës na Asamblenë Parlamentare erdhi në dështimin e plotë; dhe tash viktimizimin, që është stili i vetëm që ka kryeministri Kurti – viktimizim kundrejt dështimeve politike. Dhe e natyrshme që ky taktizim, kjo gënjeshtër ndaj popullit të Kosovës doli në përfundim…”

“Unë mendoj që nga fillimi është nisur gabim negociatat e tij edhe në dialogun Kosovë-Serbi edhe për çështjen e anëtarësimit në mekanizma ndërkombëtarë ka qenë po aq e pasinqertë dhe vetëm për përfitime të tij politike të ngushta politike dhe asgjë nuk ka të bëjë me kauzat me premtimin se nuk do bëhet asnjë lëvizje para pa u gjet ata që janë zhdukur me dhunë apo pa pranuar Serbia realitetin e ri në Kosovë. Jemi kthyer realisht në nivelin që nuk ka ndodhur ndonjëherë në politikën e Kosovës”.

Mosfutjen në agjendë sidomos pas kalimit të fazës së dytë, sipas Abazit tregon humbje të besimit ndaj institucioneve kosovare.

“E para e ka kontaminuar rrugëtimin e vet drejt anëtarësimit në KiE, është kontaminim sepse kur ndodh një test i tillë kur voton Asambleja Parlamentare me shumicë votash, e nuk futet në rend dite do thotë se këtu është krijuar një lloj konflikti në agjendë dhe kjo nuk është e shëndetshme për Kosovën”.

“Dhe e dyta, mbi të gjitha ka humbur besimi ndaj institucioneve të Kosovës dhe kryeministrit Kurti, sepse siç e thashë gënjeshtra doli të qytetarët dhe mosmbajtja e zotimit tek ndërkombëtarët është një sandviç ku e ka vendosur Kosovën në mënyrë absolutisht jomeritore për qytetarët e vendit dhe për të drejtën e Kosovës për të qenë pjesë e KiE-së”, u shpreh Abazi.

Tags: Albin KurtiHaki AbaziKieSerbia
Postimi i mëparshëm

Receta e kekut me vanilje

Postimi tjetër

Zvicra fituese e “Eurovision 2024”

Të ngjajshme Postime

“Kur t’kthehem, flasim”, Limaj nuk iu përgjigjet gazetarëve nëse është marrë vesh me Kurtin
KRYESORE

“Kur t’kthehem, flasim”, Limaj nuk iu përgjigjet gazetarëve nëse është marrë vesh me Kurtin

23 July 2025
“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin
KRYESORE

“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin

22 July 2025
Time Kadriaj: Me të vërtetë nuk po e kuptoj këtë politikë të Evropës
KRYESORE

Time Kadriaj: Me të vërtetë nuk po e kuptoj këtë politikë të Evropës

22 July 2025
Mbrojtja e Thaçit planifikon t’i thërrasë 12 dëshmitarë, ajo e Krasniqit 5
KRYESORE

Mbrojtja e Thaçit planifikon t’i thërrasë 12 dëshmitarë, ajo e Krasniqit 5

22 July 2025
Presidentja pret që Kushtetuesja të nxjerr interpretim edhe për votimin e fshehtë
KRYESORE

Presidentja pret që Kushtetuesja të nxjerr interpretim edhe për votimin e fshehtë

22 July 2025
Koci: Vendosa ta heq një pjesë të trupit tim për të treguar se kjo është mjaft
KRYESORE

Koci: Vendosa ta heq një pjesë të trupit tim për të treguar se kjo është mjaft

21 July 2025
Postimi tjetër
Zvicra fituese e “Eurovision 2024”

Zvicra fituese e “Eurovision 2024”

Lajmet e fundit

“Kur t’kthehem, flasim”, Limaj nuk iu përgjigjet gazetarëve nëse është marrë vesh me Kurtin

“Kur t’kthehem, flasim”, Limaj nuk iu përgjigjet gazetarëve nëse është marrë vesh me Kurtin

23 July 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 23 korrik ndër vite?

23 July 2025
Tavë me Sseca të pjekur të shtruar në gjizë

Tavë me Sseca të pjekur të shtruar në gjizë

23 July 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”

Vazhdon vapa e fortë verore, por mund të ketë ulje të lehta të temperaturave

23 July 2025
Izmaku pas kërkesës së Osmanit drejtuar GJK-së: E domosdoshme që të kërkohet interpretim nga institucioni më i lartë kushtetues

Izmaku pas kërkesës së Osmanit drejtuar GJK-së: E domosdoshme që të kërkohet interpretim nga institucioni më i lartë kushtetues

22 July 2025
“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin

“Ky njeri nuk duhet të merret seriozisht” – Lekaj ‘godet’ Kurtin

22 July 2025
Gruaja e Diogo Jotas bën postimin e parë në rrjetet sociale që prej vdekjes tragjike të futbollistit

Gruaja e Diogo Jotas bën postimin e parë në rrjetet sociale që prej vdekjes tragjike të futbollistit

22 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu