Mallorca e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi ka arritur që ta mposht sot Las Palmasin, duke e siguruar kështu mbetjen në La Liga edhe për një sezon.
Mallorca shënoi fitore prej 1-0 në shtëpi ndaj Las Palmasit me golin e Gonzalez në minutën e 29-të, e që i mjaftoi që edhe matematikisht ta sigurojë mbetjen në një nga ligat më të forta në botë.
Aktualisht, Mallorca ka 35 pikë, 9-të më shumë se Cadizi që është në vendin e 18-të me 26 pikë, përcjell Klan Kosova.
Muriqi këtë sezon ka arritur që të shënoj plot 6 gola dhe i ka dhuruar 2 asistime.