Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën e Evropës, tha se qytetarët e Kosovës e meritojnë integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se Kosova tash e 2 dekada është e përkushtuar në synimin e saj për të qenë pjesë e familjes evropiane.
Ky është një synim për të cilin jemi përcaktuar si shtet, theksoi ai.
Ai gjithashtu ka uruar ditën e Evropës.
Postimi i plotë i tij:
Kosova tash e dy dekada është e përkushtuar në synimin e saj për të qenë pjesë e familjes evropiane. Qytetarët e Kosovës e meritojnë integrimin e plotë në strukturat euro-atlantike! Ky është një synim për të cilin jemi përcaktuar si shtet, të orientuar për të kontribuuar në prosperitetin, paqen, sigurinë, dhe drejtësinë e kontinentit tonë, përkrah shteteve tjera të Evropës.
Në këtë ditë theksohet nevoja për largimin e sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe proceseve integruese evropiane, veçanërisht anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Urime Dita e Evropës!/InLajmi/