• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 21 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 9 maj ndër vite?!

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
9 May 2024
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur me 2 mars ndër vite?
0
SHPERNDARJE
30
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

9 Maj 1950 – Robert Schuman, paraqet projektin që hodhi bazat për themelimin e Bashkimin Europian

Ministri i Jashtëm francez, propozoi vendosjen e prodhuesve francezë dhe gjermanë të qymyrit dhe çelikut, nën një Autoritet të Lartë të përbashkët. Sipas tij, kjo organizatë do të ishte e hapur për pjesëmarrjen e vendeve të tjera të Europës Perëndimore.

Ky bashkëpunim, duhej të krijohej në mënyrë të tillë, që të krijonte interesa të përbashkëta midis vendeve europiane, të cilat do të çonin në një integrim gradual politik, një kusht paqëtimin e marrëdhënieve mes tyre. ”Europa nuk do të ndërtohet menjëherë, apo sipas një një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet nëpërmjet arritjeve konkrete, që më së pari krijojnë një solidaritet mes tyre. Bashkimi i kombeve të Europës, kërkon eleminimin e rivalitetit të vjetër mes Francës dhe Gjermanisë”- deklaroi Schuman.

Fjalimi i shefit të diplomacisë francez, nuk ra në vesh të shurdhër. Kancelari i Gjermanisë Perëndimore, Conrad Adenauer u përgjigj shumë shpejt pozitivisht, sikurse bënë qeveritë e Holandës, Belgjikës, Italisë dhe Luksemburgut. Brenda një viti, më 18 prill 1951, 6 anëtarët themelues nënshkruan Traktatin e Parisit, që krijoi Komunitetin Europian të Qymyrit dhe Çelikut – Komunitetin e parë mbi-kombëtar të Europës.

Kjo organizatë, i hapi rrugën krijimit të Komunitetin Ekonomik Europian, dhe më pas Bashkimin Europian. Megjithatë, përpjekjet e Schuman nuk u ndalën me kaq. Ai u bë një përkrahës i madh

i integrimit të mëtejshëm, nëpërmjet një Komuniteti Europian të Mbrojtjes, dhe në vitin 1958

u bë presidenti i parë i Parlamentit Europian.

Kur u largua nga detyra, PE i dha atij titullin “Babai i Evropës”. Për shkak të rëndësisë së “Deklaratës Schuman”, 9 maji i vitit 1950 është përcaktuar si “Dita e Europës”. Lufta e re

e Ftohtë, e ndau Evropën midis dy sferave të ndikimit (të dyja anët e Perdes së Hekurt).

Me dëshirën për të mos përsëritur katastrofën e Lyftës së Dytë Botërore, pati një vrull të fortë drejt bashkëpunimit evropian. Winston Churchill, duke qëndruar pranë Robert Schuman, pati kërkuar pajtimin franko-gjerman në një Europë të bashkuar, në një fjalim në Metz më 14 korrik 1946. Më vonë në Zyrih, Churchill bëri thirrje për krijimin e ”Shteteve të Bashkuara të Evropës” si dhe për formimin e një “Këshilli të Europës”.

Duke dashur të shihte një integrim më të madh ekonomik europian, në mënyrë që të mund të formohej një bllok kundër Bashkimit Sovjetik, SHBA-të e përdorën Planin Marshall për të imponuar miratimin e tregjeve më të hapura, si një parakusht për të marrë ndihmë.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik Evropian u themelua në vitin 1948, për të ndihmuar në koordinimin e Planit Marshall. Në fjalimet e tij para Kombeve të Bashkuara, Robert Schuman njoftoi se një Gjermani e rimëkëmbur, duhet të vendoset brenda një demokracie evropiane. Krijimi i Komunitetin Europian të Qymyrit dhe Çelikut, ishte hapi i parë në këtë drejtim.

9 Maj 1945 – Udhëheqësi nazist Herman Goering kapet nga ushtria amerikane

Herman Goering, komandanti kryesor i flotës ajrore gjermane, Luftëaffe, kryetari i Rajhshtagut, shefi i Gestapos, kryeministri i Prusisë dhe pasardhësi i caktuar i Hitlerit, u kap nga ushtria e shtatë e SHBA-së në Bavari. Goering, ishte një anëtar i hershëm i Partisë Naziste, dhe mbeti i plagosur në Puçin e dështuar të Birrarisë së Mynihut në vitin 1923.

Ajo plagë do të kishte pasoja afatgjata, pasi Goering u bë gjithnjë më i varur nga qetësuesit.

Jo shumë kohë pas ngjitjes së Hitlerit në pushtet, Goering ishte nismëtari i ndërtimit të kampeve të përqendrimit për armiqtë politikë. Ishte po Goering, ai që urdhëroi dëbimin e hebrenjve nga Gjermania, pas sulmit të Kristallnacht në vitin 1938, duke filluar politikën e “arianizmit’, që konfiskoi pronat dhe bizneset e hebrenjve.

Kur Goering u kap nga amerikanët pas dorëzimit të Gjermanisë, kishte me vete disa pilula cianidi. Ai u gjykua në Nuremberg, dhe u akuzua për krime të ndryshme kundër njerëzimit. Përkundër një përpjekjeje të fuqishme për t’u shfajësuar, ai u shpall dhe u dënua me vdekje me varje në litar, por para se të ekzekutohej, kreu vetëvrasje duke gëlltitur një tabletë cianidi që e mbante fshehur në trup.

9 Maj 2001 – Trazirat që shpërthyen gjatë një ndeshjeje futbolli në stadiumin e Akras në Gana, dhe përplasjes mes policisë dhe tifozëve të irrituar, shkaktojnë vdekjen e 126 personave. Skuadra Hearts of Oak, po luante në stadiumin e saj ndaj rivalëve të vjetër të Asante Kotoko, kur tifozët e kësaj të fundit nisën të shkulin ndenjëset dhe t’i flakin ato në fushë.

Policia reagoi duke hedhur gaz lotsjellës në turmë. Turma, e vlerësuar në disa mijëra mbi kapacitetin e deklaruar të stadiumit prej 45.000 vendesh u zhvendos drejt portave të daljes, por ato ishin të mbyllura, ndërsa njerëzit në dalje u shtypën deri në vdekje.

9 Maj 1386 – Anglia dhe Portugalia, ratifikojnë zyrtarisht aleancën e tyre me nënshkrimin e Traktatit të Uindsor, duke e bërë atë aleancën më të vjetër diplomatike në botë, që është ende sot në fuqi.

9 Maj 1671 – Thomas Blood, i maskuar si klerik, përpiqet të vjedhë kurorën me xhevairë të mbretit të Anglisë në Kullën e Londrës.

9 maj 1877 – Mihail Kogalniceanu, lexon në Dhomën e Deputetëve Deklaratën e Pavarësisë së Rumanisë. Kjo ditë u bë edhe Dita e Pavarësisë së vendit.

9 Maj 1911 – Veprat e shkrimtarit të njohur italian Gabriele D’Anuncio, vendosen në Indeksin e Librave të Ndaluar nga Vatikani.

9 Maj 1936 – Italia, anekson zyrtarisht Etiopinë, pas pushtimit të kryeqytetit Adis Abeba më 5 maj.

9 Maj 1946 – Mbreti italian Viktor Emmanueli III, abdikon nga froni dhe pasohet nga Umberto II.

9 Maj 1955 – Lufta e Ftohtë:Gjermania Perëndimore i bashkohet NATO-s .

9 Maj 1977 – Një zjarr i madh shkrumbon Hotel Polen në Amsterdam të Holandës, duke shkaktuar 33 të vdekur dhe 21 të plagosur.

9 Maj 1979 – Biznesmeni iranian me origjinë hebreje, Habib Elghanian, ekzekutohet me vdekje në Teheran nga autoritetet e reja revolucionare, duke nxitur eksodin masiv të 100 mijë hebrenjve nga Irani.

9 Maj 2002 – Ngujimi 38-ditor në Kishën e Lindjes në Betlehem përfundon, kur palestinezët bien dakord të pranojnë në mesin e tyre 13 persona të dyshuar si terroristë, të deportuar në disa vende të ndryshme të botës.

Tags: LindjeNgjarjeVdekje
Postimi i mëparshëm

Moti sot në Kosovë me shi dhe intervale kohore me diell

Postimi tjetër

Receta e ëmbël e biskotave me sherbet

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur më 29 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 21 qershor ndër vite?

21 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 19 qershor ndër vite?

19 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 6 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 18 qershor ndër vite?!

18 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 17 qershor ndër vite?

17 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 28 janar ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 16 qershor ndër vite?

16 June 2025
Postimi tjetër
Receta e ëmbël e biskotave me sherbet

Receta e ëmbël e biskotave me sherbet

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 29 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 21 qershor ndër vite?

21 June 2025
Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

21 June 2025
Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

21 June 2025
Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu