Kryeministri Albin Kurti gjatë adresimit të tij në mbledhjen e Qeverisë konfirmoi se pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është duke u kushtëzuar me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kurti foli i dëshpëruar së janë disa kryeqytete evropiane të cilat po kërkojnë që draft statuti i Asociacionit i propozuar nga evropianët të pranohet nga Qeveria dhe të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim, përcjell A2CNN.
“Në këto javët e fundit u përballëm me një kusht të ri i cili nuk ka të bëjë aspak me standardet e anëtarësimit në këtë organizatë. Pas kushtit që të zbatohet një aktgjykim i Gjykatë Kushtetuese (tokat e Manastirit të Deçanit), kusht i cili hyn në shtyllën e sundimit të ligjit në kuadër të Këshillit të Ebropës, ne dëgjuam se ka kryeqytete që tash po kushtëzojnë finalizimin e procesit të anëtarësimit me dërgimin e një dokumenti (draft statuti i Asociacionit) në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”.