Seriali “Me Gjylën” e ka përmbyllur sezonin e kaluar me përplot 60 episode.
Siç edhe shquhet për humorin, në këto pjesë ka pasur tema të ndryshme e karaktere mjaft të veçanta.
Megjihatë, sivjet është edhe një surprizë për publikun me rikthimin e një prej aktorëve më të dashur të skenës shqiptare.
Bëhet fjalë për artistin Mensur Safqiu që është i njohur me rolin e tij si “Sheqa”
“Të premtën seriali “Me Gjylën”. Në T7 dhe YouTube”, thuhet në njoftim.
Osman Azemi dhe Mensur Safqiu kanë luajtur në përplot skeçe së bashku në të kaluarën, përfshirë edhe atë të grupit ‘Stupcat’, shkruan Telegrafi.
Ata u ndanë para disa vitesh, ku pjesë ishte edhe Vedat Bajrami.