
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kujtim të Betejës së Çabratit, ka nderuar heroizmin e Brigadës 137 “Gjakova” dhe trimat e rënë, përcjell InLajmi.

Haradinaj tha se gjatë luftës për liri, në këtë trevë u shkatërruan shumë ekonomi familjare e shumë vëllezër e motra tona pësuan nga dora e agresorit, por shpirti liridashës e atdhetar i Gjakovës nuk u shua asnjëherë.
Ai theksoi se sot në kujtim të Betejës së Çabratit, me kryetarin Ardian Gjini, kolegë e familjarë, nderuam heroizmin e Brigadës 137 “Gjakova” dhe trimat që ranë.
Përgjithmonë krenarë që kisha në krah bashkëluftëtarë si Heronjtë gjakovarë që i kujtuam sot, shtoi kreu i AAK-së.

Postimi i plotë i tij:
Gjakova, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza, i fali shumë lirisë së Atdheut. Në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, anembanë vendit, Gjakova dha luftëtarë të mëdhenj. Djemtë e vashat e Gjakovës ishin shembulli më i mirë i luftëtarëve të lirisë që nga mobilizimi e deri te dita e fitores.
Gjatë luftës për liri, në këtë trevë u shkatërruan shumë ekonomi familjare e shumë vëllezër e motra tona pësuan nga dora e agresorit, por shpirti liridashës e atdhetar i Gjakovës nuk u shua asnjëherë.
Sot në kujtim të Betejës së Çabratit, me kryetarin Ardian Gjini, kolegë e familjarë, nderuam heroizmin e Brigadës 137 “Gjakova” dhe trimat që ranë.
Përgjithmonë krenarë që kisha në krah bashkëluftëtarë si Heronjtë gjakovarë që i kujtuam sot. Përgjithmonë krenarë me heroizmin dhe mirënjohës për sakrificën e popullit tonë për liri./InLajmi/