Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurt dhe efikase të automjeteve luftarake Vuran, përcjell InLajmi.
Forca e Sigurisë së Kosovës bazuar në planin e zhvillimit është duke ngritur kapacitetet e saj.
Me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke krijuar kështu ndërveprueshmërinë dhe ngritur me standardet më të larta të ushtrive të NATO-s.
Njoftimi i plotë i FSK-së:
Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke, dhe me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga instruktorët e ushtrisë turke është realizuar trajnimi në përdorimin e sigurt dhe efikase të automjeteve luftarake Vuran.
Forca e Sigurisë së Kosovës bazuar në planin e zhvillimit është duke ngritur kapacitetet e saj, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke krijuar kështu ndërveprueshmërinë dhe ngritur me standardet më të larta të ushtrive të NATO-s./InLajmi/