Nata e madhe e Met Gala 2024 u zhvillua nën një atmosferë magjike të hënën e parë të majit në Muzeun Metropolitan të Artit.
Në këtë event magjik të modës morën pjesë shumë yje të njohur. Tema e këtij viti ishte “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i modës”, por kodi i veshjes ishte “Kopshti i Kohës”. Prandaj dhe shumica e yjeve që morën pjesë, për veshjet e tyre ishin frymëzuar nga lulet, petalet, degët dhe gjethet, shkruan Living.al
Yjet si Dua Lipa, Zendaya, Tyla, Sabrina Carpenter, Lana del Rey, Nicki Minaj, Gigi Hadid ishin disa prej personazheve që tërhoqën vëmendjen me pamjen e tyre.