Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar komunitetin goran në Ditën e Goranëve, përcjell InLajmi.
Osmani tha se komuniteti goran është pjesë e çmueshme e diversitetit kulturor të Kosovës.
Shumëetniciteti është gjithashtu vlerë e shoqërisë kosovare, ndaj do ta ruajmë këtë vlerë të çmueshme, sikurse do ta vazhdojmë mbështetjen institucionale për komunitetin goran, tha Osmani.
Njoftimi i Presidencës së Kosovës:
Presidentja Vjosa Osmani uron Ditën e Goranëve

Komuniteti goran është pjesë e çmueshme e diversitetit kulturor të Kosovës.
Traditat dhe trashëgimia kulturore e komunitetit goran janë pasuri e Kosovës.
Shumëetniciteti është gjithashtu vlerë e shoqërisë kosovare, ndaj do ta ruajmë këtë vlerë të çmueshme, sikurse do ta vazhdojmë mbështetjen institucionale për komunitetin goran.
Urime Dita e Goranëve!/InLajmi/