Ferizaji është shpallur kampion në Ligën e Parë, në Grupin B, duke siguruar kështu inkuadrimin në Superligën e Kosovës, përcjell InLajmi.
Në njoftim thuhet se tifozë të klubit, ne ju premtuam që do të rikthehemi menjëherë aty ku e kemi vendin, në Superligën e Kosovës.
Gjithashtu thuhet pritna Superligë, kësaj here si aktorë, e jo vetëm spektatorë.
Njoftimi i plotë i klubit:
Tifozë të klubit, ne ju premtuam që do të rikthehemi menjëherë aty ku e kemi vendin, në Superligën e Kosovës. Misioni ynë u përmbyll me sukses. Urime lojtarëve për angazhimin, stafit për punën e palodhshme e mbi të gjitha sportdashës e tifozëri UJQI që na përkrahët. Pritna Superligë, kësaj here si aktorë, e jo vetëm spektatorë. Urime Ferizajli./InLajmi/
