Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova me asnjë çmim, tha ai në një intervistë për Novosti.
Ai tha se anëtarësimi i plotë nuk është afër, por jo për fajin e Serbisë dhe se Brukseli duhet të vlerësojë nëse është i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj, transmeton Front.online.
“E theksoj edhe një herë, ne nuk do të heqim dorë nga lufta për sovranitetin dhe integritetin tonë. Serbia, e udhëhequr nga SNS, nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, dhe jam i sigurt se as përpjekja e tyre për të hyrë në Kombet e Bashkuara nuk do të ketë sukses. Lufta nuk është e barabartë, por në fund do të fitojmë!”, tha Vuçeviq.