• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 26 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Reporterët pa kufij: Shqipëria në vendin e fundit në Evropë, Kosova me rënie alarmante

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
3 May 2024
në KRYESORE
0 0
0
Reporterët pa kufij: Shqipëria në vendin e fundit në Evropë, Kosova me rënie alarmante
0
SHPERNDARJE
31
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në 3 majin e çdo viti, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, organizata që mbron lirinë dhe të drejtat e gazetarëve, “Reporterët pa kufij” (RSF) publikon Indeksin e Lirisë së Shtypit në botë.

Këtë vit, Shqipëria renditet e fundit në Evropë.

Drejtori i Seksionit Evropa dhe Ballkani Perëndimor në organizatën “RSF”, Pavol Szalai, në një intervistë me DW, tha se gazetarët në Ballkanin Perëndimor po përballen me sulme, presion e dhunë fizike në punën e tyre.

Ai theksoi se në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, liria e shtypit është përkeqësuar.

“Rënia më domethënëse është në Kosovë, me -8.19 pikë, duke rënë 19 vende në Indeks”, deklaroi Szalai.

DW: Z. Szalai, 3 Maji është ditë e rëndësishme për lirinë e shtypit. Si e konsideroni situatën e medias në Ballkanin Perëndimor?

Pavol Szalai: Në të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, liria e shtypit është përkeqësuar. Rënia më domethënëse është në Kosovë, me -8.19 pikë, duke rënë 19 vende në Indeks. Rënie më pak e ndjeshme shënohet në Maqedoninë e Veriut, me vetëm -0.57 pikë, i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që këtë vit lëviz me 2 pozicione më sipër në listë, krahasuar me vitin e kaluar. Arsyeja është sepse përkeqësimi në shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor është më i fortë. Serbia dhe Shqipëria kanë ndryshuar kategori në hartën e Indeksit, duke kaluar nga “problematike” – e cila është kategoria e tretë nga 5 të tilla – në zonën “e vështirë”, që është kategoria e katërt. Këto dy vende renditen të fundit në listën e shteteve anëtare dhe kandidate të Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë, liria e shtypit në Serbi, Shqipëri dhe Kosovë ka rënë në nivelet më të ulëta, që nga krijimi i Indeksit të Lirisë së Shtypit në vitin 2002, kohë kur renditeshin gjithashtu në nivelet më të ulëta. Shqipëria renditet e fundit në listën e zonës Evropë-Ballkan.

Më konkretisht, Indeksi për vitin 2024 tregon se Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 36-të, duke u rritur me dy pozicione, Mali i Zi në vendin e 40-të, duke rënë me 1 pozicion, Kosova në vendin e 75-të, duke rënë me 19 pozicione, Bosnjë-Hercegovina në vendin e 81-të, duke humbur 17 pozicione, Serbia në vendin e 98-të, ka humbur 7 pozicione, dhe Shqipëria në vendin e 99-të, duke humbur 3 pozicione.

Rritja e nacionalizmit në rajon ka pasur një ndikim negativ në lirinë e shtypit, duke ndikuar të gjithë rajonin. Në Serbi, partia qeverisëse dhe mediat pro-qeveritare kanë përparuar në sulmet ndaj gazetarisë së pavarur. Në kontekstin e tensioneve me Serbinë, gazetarët në Kosovë janë përballur me sulme të shumta fizike. Qeveria në Prishtinë ka ushtruar presion të padrejtë ndaj medias publike, si dhe asaj private. Në Republikën Serbe në Bosnje Hercegovinë (Republika Sërpska), presidenti nacionalist i së cilës sulmon vazhdimisht gazetarët, është rikthyer dënimi për shpifjen dhe po diskutohet ligji i “agjentëve të huaj”, duke vënë në shenjestër edhe median. Por edhe në dy shtetet që kanë rezultatet më të mira në rajon, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, liria e shtypit gjatë vitit 2023 u minua nga presionet e politikës dhe gjyqësorit ndaj medias.

Sanksionimi i krimeve ndaj gazetarëve dhe mbrojtja e tyre nga sistemi gjyqësor mbetet një sfidë madhore për të gjitha shtetet. Nga njëra anë, Jovo Martinoviq në Malin e Zi u lirua përfundimisht nga akuzat e rreme, dhe agresorët e Milan Jovanoviqit në Serbi u dënuan. Por nga ana tjetër, vendimi përfundimtar gjyqësor për vrasjen e gazetarit serb Sllavko Çuruvija është dështim.

Informacioni i besueshëm në Ballkanin Perëndimor kërcënohet gjithashtu nga propaganda ruse, teksa integrimi në Bashkimin Evropian – i cili tashmë ka në fuqi “European Media Freedom Act” – mbetet një mundësi e mirë për zhvillime pozitive.

DW: Nga se rrezikohen gazetarët në Shqipëri?

Pavol Szalai: Liria e media në Shqipëri, vend kandidat i Bashkimit Evropian, kërcënohet nga konflikti i interesit i pronarëve të medias, presioni politik, korniza ligjore e pamjaftueshme dhe sulmet ndaj gazetarëve. Të gjithë këto faktorë çojnë në një vetë-censurë të fortë. Përkeqësimi i të gjithë treguesve të Indeksit tregon që këto probleme janë thelluar dhe më tepër. Në veçanti, dobësimin e madh të treguesit të sigurisë e pasqyron vrasja e rojës së sigurisë së Top Channel, Pal Kola, në ngjarjen e sulmit me armë ndaj godinës së televizionit në mars të vitit 2023. Presioni i gjyqësorit u thellua më tepër nga përpjekjet e jetike dhe pjesërisht të paligjshme ndaj gazetarit Elton Qyno, të cilit iu kërkua të tregonte burimet e tij.

Sistemi i mbrojtjes së lirisë së shtypit dhe së drejtës për informim ka nevojë për reforma të thelluara që duhen ndërmarrë pas konsultimeve në shkallë të gjerë. Në prill të këtij viti, RSF organizoi së bashku me Këshillin Shqiptar të Medias, me praninë e kreut të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, një konferencë për të drejtën e informimit në Shqipëri, e cila shtroi terrenin për rekomandimet e ardhshme të politikave, adresuar autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Rekomandimet, të hartuara me Këshillin Kombëtar të Medias e gazetarët vendas dhe që do të publikohen në qershor të këtij viti, do të adresojnë çështjet e ngritura nga profesionistët e medias në Shqipëri, siç janë: aspekte të ndryshme të sigurisë së gazetarëve, nga sulmet fizike deri tek fushatat që përpiqen të njollosin dhe t’u mbyllin gojën punonjësve të medias (paditë SLAPP); zbatimi i paplotë i legjislacionit për marrjen e informacionit dhe ruajtjen e konfidencialitetit të burimeve të gazetarëve; mungesa e një sistemi të qëndrueshëm financiar, që përzihet me të drejtat e autorit dhe tregun e reklamave; përqëndrimi i mediave kryesore në duart e pronarëve të cilët e përdorin shtypin si mjet të ndikimit ekonomik dhe politik, shoqëruar kjo me mungesë transparence të fondeve; nivel i ulët i pavarësisë së Autoritetit Rregullator të Medias dhe medias publike; shkeljen e etikës gazetareske dhe besimin e publikut ndaj medias, transmeton Klan Kosova.

DW: Pak javë më parë, Parlamenti shqiptar votoi pro ngritjes së Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin, me pretendimin se do të luftojë ndërhyrjen e shteteve të huaja dhe dezinformimin. Ky Komision është parë me skepticizëm nga gazetarët dhe njohësit e medias në vend. Cili është opinionin juaj në lidhje me këtë komision?

Pavol Szalai: Ne jemi të shqetësuar nga krijimi i Komisionit të Posaçëm për Dezinformim, i cili ka për qëllim të adresojë gjithashtu përmbajtjen e prodhimeve mediatike. Gazetarët shqiptarë kanë pasur përvoja të këqija me ligjin kundër shpifjes, i cili synonte gjithashtu rregullimin e përmbajtjes, por kërcënoi lirinë e mediave. Edhe pse është e ligjshme të luftosh dezinformimin, kjo përpjekje nuk duhet të jetë një pretekst për të imponuar kontroll politik mbi median dhe nuk duhet të jetë në dëm të lirisë së mediave. Komisioni duhet të ftojë një spektër të gjerë të përfaqësuesve të gazetarëve dhe mediave për të dhënë mendimin e tyre. Masat duhet të ndërmerren pasi të jenë marrë edhe opinionet e profesionistëve të medias. Ata duhet të frymëzohen nga praktikat më të mira evropiane.

Tags: Ballkani PerëndimorLiria e shtypitReporterët pa Kufij
Postimi i mëparshëm

Dua Lipa publikon albumin e saj të 3-të

Postimi tjetër

Krasniqi pas raportit të RFS-së: Qeveria ta ndërpresë cenimin e gazetarëve

Të ngjajshme Postime

Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada
KRYESORE

Limaj: Albin Kurti nuk i ka 61 vota për ta bërë Qeverinë, këtu është e gjithë bllokada

25 July 2025
Dështim i 52-të, seanca vazhdon nesër në orën 14.00
KRYESORE

Dështim i 52-të, seanca vazhdon nesër në orën 14.00

25 July 2025
Zemaj: VV-ja s’e ka hallin e Kuvendit, por të qeverisë sepse s’i ka numrat
KRYESORE

Zemaj: VV-ja s’e ka hallin e Kuvendit, por të qeverisë sepse s’i ka numrat

25 July 2025
Haxhiu: E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet
KRYESORE

Haxhiu: E vetmja zgjidhje do të jenë zgjedhjet

25 July 2025
Rexhepi: Kurti po bisedon me Limajn për krijimin e një Qeverie, jo për postin e Kryeparlamentarit
KRYESORE

Rexhepi: Kurti po bisedon me Limajn për krijimin e një Qeverie, jo për postin e Kryeparlamentarit

25 July 2025
Ish-Presidenti Hashim Thaçi: Kam bërë plot gabime, por nuk kam gënjyer dhe mashtruar
KRYESORE

Ish-Presidenti Hashim Thaçi: Kam bërë plot gabime, por nuk kam gënjyer dhe mashtruar

24 July 2025
Postimi tjetër
Krasniqi: Kosova po e humbë atë peshën që e ka pasur në një kohë në raport me SHBA-të

Krasniqi pas raportit të RFS-së: Qeveria ta ndërpresë cenimin e gazetarëve

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 26 korrik ndër vite?

26 July 2025
Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

Mish me lëng në furrë – Receta e veçantë me shije speciale

26 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Temperaturat do të arrijnë kulminacionin që shkojnë deri në 43 gradë celsius

26 July 2025
Energjia e çliruar nga marrëdhëniet tona, fushë energjie që përcakton mirëqenien apo vuajtjen tonë

Energjia e çliruar nga marrëdhëniet tona, fushë energjie që përcakton mirëqenien apo vuajtjen tonë

26 July 2025
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë–Mitrovicë

25 July 2025
“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

25 July 2025
Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

25 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu