Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se janë cerifikuar snajperistë që do t’iu shtohen njësive të FSK-së, përcjell InLajmi.
FSK-ja ka bërë të ditur se tashmë është përmbyllur me sukses “Kursi Bazë për Snajper” në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Zëvendëskomandanti i KDS-së, Kolonel Ilir Shyti, në fjalimin e tij ndër të tjera ka thënë se profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake, sidomos për qitës në distanca të largëta.
Njoftimi i plotë i FSK-së:
Në KDS ka përfunduar “Kursi Bazë Për Snajper”
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi Bazë për Snajper”,dhe u certifikuan snajperistë, kuadro të cilat do ju shtohen njësive të FSK-së. Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të qitjeve. Zëvendëskomandanti i KDS-së, Kolonel Ilir Shyti në fjalimin e tij ndër të tjera përmendi që “Profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake sidomos për qitës në distanca të largëta”./InLajmi/