Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur të enjten nga mot i pazakontë me shira të dendur dhe stuhi me shkarkesa elektrike. Si shkak i motit banorëve u është thënë që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, shkruan “Associated Press”.
Fluturime të shumta për në dhe nga Emiratet e Bashkuara janë ndërprerë dhe shumë madje edhe janë anuluar. Edhe pse shiu i së enjtes nuk ka shkaktuar probleme të mëdha ose përmbytje, autoritetet kanë paralajmëruar banorët një natë më parë dhe kanë ndërmarrë shumë masa paraprake, transmeton Abc.news.al.
Përmbytjet e 2 javëve më parë sollën kaos në Dubai, e sidomos në Aeroportin Ndërkombëtar të vendit.