‘Vuçiq rikthen njerëzit e Millosheviqit në Serbi’, ka qenë temë debati në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Gazetari serb nga veriu i Kosovës, Branislav Kërstiq ka thënë se Vuçiq, Vulin e Daçiq janë në krye të Serbisë sipas grupeve të interesit euroatlantik.
Sipas tij, kjo treshe janë bijtë e Sllobodan Millosheviqi, përcjell Gazeta10.
‘Këta janë varrmihësit e Serbisë. Qe 35 vjet janë në pushtet dhe janë në krye të Serbisë sipas grupeve të interesit euroatlantik’, ka thënë Kërstiq.