Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar në 25 vjetorin e rënies heroin, Ilaz Kodra, përcjell InLajmi.
Osmani tha se Ilazi mbetet shembull i luftëtarit me kauzë, i cili fatin e popullit të tij e vendosi mbi fatin personal, ndaj është heroi ynë.
Ai do të mbetet udhërrëfyes për brezat dhe sikurse atëherë që ishte gardian i popullsisë civile nga regjimi gjenocidal i Serbisë, sot është gardian i lirisë dhe shtetit tonë bashkë me heronjtë e tjerë të UÇK-së, theksoi ajo.
Njoftimi i plotë i presidencës së Kosovës:
Presidentja Vjosa Osmani kujton heroin Ilaz Kodra në 25- vjetorin e rënies
Sot në 25- vjetorin e rënies heroike, kujtojmë me respekt heroin Ilaz Kodra, një ndër luftëtarët e radhëve të para të UÇK-së, krahas kryekomandantit Adem Jashari.
Ilazi mbetet shembull i luftëtarit me kauzë, i cili fatin e popullit të tij e vendosi mbi fatin personal, ndaj është heroi ynë.
Ai do të mbetet udhërrëfyes për brezat dhe sikurse atëherë që ishte gardian i popullsisë civile nga regjimi gjenocidal i Serbisë, sot është gardian i lirisë dhe shtetit tonë bashkë me heronjtë e tjerë të UÇK-së.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për gjithë të rënët për liri!/InLajmi/