Është lënduar rëndë një këmbësor dje në Lluzhan të Podujevës, pasi u godit nga një veturë në lëvizje, përcjell InLajmi.
I dyshuari bëhet e ditur nga policia se është arrestuar pasiqë nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin – viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./InLajmi/