Sot kanë nisur punën të gjitha drejtoritë brenda objektit të komunës së Zveçanit.
Brenda objektit tashmë qytetarët mund të marrin shërbime edhe nga Posta e Kosovës.
Kujtojmë se më 21 prill, në 4 komunat veriore të Kosovës, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, u mbajtën votimet, ku qytetarët serbë por edhe të komuniteteve të tjera patën mundësinë të shprehin vullnetin e tyre për largimin ose jo të kryetarëve të këtyre komunave që u zgjodhën më 23 prill 2023, shkruan Tëvë1.
Megjithatë, ky proces nuk kaloi pasi që nuk votuan 50+1% e qytetarëve me të drejtë vote.
Kështu udhëheqësit aktual të komunave do ta ushtrojnë funksionin e tyre deri në fund të mandatit, në vitin 2025.