Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Bëhet e ditur se gjatë kësaj bisede Scholz theksoi mbështetjen e Qeverisë Federale për integrimin evropian të Kosovës dhe rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Derisa thuhet se kancelari gjerman ka nënvizuar rëndësinë e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe edhe në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shkruan Teve1.
“Kancelari theksoi mbështetjen e Qeverisë Federale për integrimin evropian të Kosovës dhe rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Kancelari përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit. Ai nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga autoritetet e Kosovës, edhe në kuadër të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kancelari Federal dhe kryeministri i Kosovës ranë dakord të vazhdojnë shkëmbimin e tyre të hapur dhe të orientuar drejt rezultateve dhe të mbeten në kontakt”, thuhet në komunikatë.