Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar 25 vjetorin e Masakrës së Mejes të Gjakovës në të cilën u vranë mbi 370 persona, përcjell InLajmi.
Krasniqi u shpreh se pleq, burra e fëmijë të vrarë në gjakftohtësi dhe me paramendim, të gjithë civilë e të pafajshëm. 36 djem ishin nën moshën 18 vjeç, ku trupat e 13 viktimave ende nuk janë gjetur.
Ai tha se dhjetëra oficerë të lartë serbë ishin të përfshirë, direkt ose indirekt, apo ishin në dijeni për këtë masakër, të gjithë ata janë të lirë dhe nuk kanë dhënë asnjëherë llogari për krimet e kryera në Mejë dhe vende tjera të Kosovës.
Kreu i PDK-së gjithashtu shtoi se Meja është e vërteta e Serbisë. Meja është e vërteta e luftës së Kosovës. Meja flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë.
Tutje Krasniqi u shpreh se Kosova nuk do të harrojë asnjëherë, dhe shprehu lavdi për martirët e atdheut.
Postimi i plotë i tij:
Gjenocidi i orkestruar i shtetit serb në Kosovë, vjen e shfaqet në mënyrën e tij më barbare në Mejë të Gjakovës, me 27 prill të vitit 1999, duke lënë pas vetes 376 persona të masakruar.
Pleq, burra e fëmijë të vrarë në gjakftohtësi dhe me paramendim. Të gjithë civilë e të pafajshëm. 36 djem ishin nën moshën 18 vjeç. Trupat e 13 viktimave ende nuk janë gjetur.
Dhjetëra oficerë të lartë serbë ishin të përfshirë, direkt ose indirekt, apo ishin në dijeni për këtë masakër. Të gjithë ata janë të lirë dhe nuk kanë dhënë asnjëherë llogari për krimet e kryera në Mejë dhe vende tjera të Kosovës.
Meja është e vërteta e Serbisë. Meja është e vërteta e luftës së Kosovës. Meja flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë.
Kosova nuk do të harrojë asnjëherë.
Lavdi e përjetshme martirëve të atdheut tonë! /InLajmi/