Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se SPECT/CT/PET, pajisja mjekësore më e fundit tashmë është pjesë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, falë mbështetjes së Alwaleed Philanthropies Global nga Arabia Saudite, përcjell InLajmi.
Osmani tha se qytetarët tanimë do të mund të marrin kujdesin që u nevojitet pikërisht këtu në shtëpi, të rrethuar nga familja dhe të afërmit e tyre.
tutje ajo u shpreh mirënjohëse Lartësisë së Tij Mbretërore Princit Alwaleed bin Talal Al Saud dhe Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Lamia bint Majed Al Saud, udhëheqja vizionare e së cilëve ka transformuar jetë të panumërta në mbarë botën, përfshirë tani edhe në Kosovë
Postimi i plotë i saj:
