Një person është plagosur sot në Dragash pas të shtënave me armë zjarri.
Lajmin për teve1 e ka konfirmuar, drejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Faton Alija.
Alija tha se i dyshuari tashmë është arrestuar nga Policia.
“Po ka ndodhur, është një i plagosur dhe i dyshuari është arrestuar”, tha ai.
Derisa sipas medieve lokale, rasti ka ndodhur para një Xhamisë së qytetit në Dragash