Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të dalë në opozitë.
Çitaku u shpreh e bindur se Bedri Hamza do të dalë në opozitë.
“Po e them me siguri të plotë, jo me arrogancë. Këtë besim timin nuk e kam vetëm për shkak të intuitës politike, por edhe për shkak të matjeve në terren Bedri Hamza do të jetë kryeministër i Kosovës, jam e bindur” tha Çitaku raporton Gazeta Blic.
Në ldihje me deklaratën e Çitakut ka folur për “Gazeta Blic” deputeti i LVV-së, Halil Thaqi.
Ai tha se nuk mundet ta kuptojë se ku është fitorja e PDK-së në opozitë.
“Nuk po e di edhe spo mundem ta kuptoj ku është fitorja e PDK-së në opozitë. Në cilen çështje ata dolen se kishin të drejtë? PDK nuk e votoi rozuluten në Kuvend për ndalimin e zgjedhjeve të shtetit serb në Kosovë, PDK ishte kundër mbajtjes së zgjedhje në veri, ishte kundër targave e të tjera, thënë shkurt ishte kundër shtrirjes së sovranitetit në komunat veriore.Në vazhdimsi zyrtarët e tyre kanë dhënë deklarata demotivuese për policet dhe ushtarët tanë. Kanë penguar ligjin për sekuestrimin e pasuris së pajustifikueshme, çdo nismë ligjore janë munduar ta pengojnë e disa edhe i kanë penguar” deklaroi Thaqi.
Ai tha se ‘zyrtarët e PDK-së as nuk po zgjedhin aleatë e as anë vetëm e vetëm të jenë kundër Albin Kurtit’
“Ka kohë që nuk i votojnë as marrëveshjet ndërkombëtare, dje ishte një marrëvshje mes Kosovës dhe Maqedonis së Veriut për plan projektin e tunelit Prizren-Tetovë, PDK pa hezitim e kundërshtoj, projekt ky me rëndësi jetike për shqipëtarët këndej e andej kufirit.Pra zyrtarët e PDK-së as nuk po zgjedhin aleatë e as anë, vetëm e vetëm të jenë kundër Albinit, që në fakt po del të jenë kundër interesave të shtetit të Kosovës dhe popullit Shqipëtarë” deklaroi Thaqi.