Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka marrë vendim që të lirojë nga detyra ish-kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit, gjatë mbledhjes së mbajtur të martën janë marrë 2 vendime ku njëri prej tyre ishte lirimi nga detyra tashmë të ish-kryeshefit ekzekutivit, Nagip Krasniqi.
Ndërsa vendimi tjetër është se bordi ka vendosur që në ditët në vijim të inicohen edhe procedurat për shpalljen publike të konkursit për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Vlen të ceket se Krasniqi dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare e ushtrim të ndikimit.
Njoftimi i plotë i KEK-ut:

Bordi liron nga detyra z. Nagip Krasniqi, konkursi për pozitën e Kryeshefi Ekzekutiv në ditët ne vijim
Bordi i Drejtorëve (BD) të KEK sh.a. duke qenë i përkushtuar per qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për Ndërmarrjet Publike, si dhe parimet e njohura ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike, në mbledhjen e mbajtur dje me datë: 23.04.2024 ka marrë dy vendime të rëndësishme të cilat kontribuojnë në menaxhimin korporatës.
Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. ka marrë vendim për të liruar nga detyra tashmë ish Kryeshefin Ekzekutiv, z. Nagip Krasniqi.
Bordi i Drejtorëve të KEK sh.a. po ashtu ka vendosur që në ditët në vijim të inicohen e procedurat për shpalljen publike (konkursin) për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Gjithë t’ mirat,
Departamenti për Marrëdhënie
me Publikun dhe Komunitete
KORPORATA ENERGJETIKE E KOSOVËS./InLajmi/