Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi feston 56-vjetorin e lindjes, përcjell InLajmi.
Në rastin e ditëlindjes zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar ish-presidentin që kjo ditëlindje të jetë e fundit që nuk e festojnë së bashku.
Sot, të jesh krenar për të kaluarën, sot harroje të tashmen dhe shiko përpara për të ardhmen, sepse gjërat më të mira nuk kanë ardhur ende, shtoi Hoxhaj.
Postimi i plotë i tij:
Urime ditëlindjen President! Sot, të jesh krenar për të kaluarën, sot harroje të tashmen dhe shiko përpara për të ardhmen, sepse gjërat më të mira nuk kanë ardhur ende. Qoftë kjo ditëlindja e fundit që nuk e festojmë së bashku, miku im. Kosova të pret!/InLajmi/