Arbana Xharra, gazetarja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pjesëmarrjen e Fahrije Hotit, Vasfije Krasniqit, Elhame Muqollit dhe Shyhrete Tahirit në Këshillin e Sigurisë është shprehur se ka qenë vendim i duhur nga ana e presidentes, Vjosa Osmani
Gazetarja Arbana Xharra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se pjesëmarrja e 4 të mbijetuarave të dhunës gjatë luftës në Kosovë, në Këshillin e Sigurisë ka qenë vendim i duhur.
Sipas saj presidentja, Vjosa Osmani bëri një vendim me vend.
“Presidentja ka pasur një paraqitje fenomenale, dhe vendimi për të marrë me vete 4 gra të mbijetuara të masakrës dhe dhunës gjatë luftës në Kosovë ka qenë një reagim shumë me vend,” tha Xharra.
“U pa nga reagimi i Vuçiqit se pse ka qenë një vendim i mirë nga ana e Kosovës,” u shpreh Arbana Xharra, në ‘’Rreth e Rrotull’’
Ndonëse në fillim u përpoq të bllokohej pjesëmarrja e Fahrije Hotit, Vasfije Krasniqit, Elhame Muqollit dhe Shyhrete Tahirit, sipas Xharrës kjo pastaj kishte pak rëndësi, sepse ato ishin prezente.
“U pa që në fillim nuk u lejuan nuk e dijmë se si ka qenë marrëveshja nëse është raportuar se do të merren katër të mbijetuarat me veti apo jo mirëpo, nuk ka rëndësi me rëndësi është që ato ishin prezente në sallë dhe deklratat e ballafaqimjit që Osmani pati me Vuqiqin ishte fenomenale dhe u pa edhe nga mbështetjet që morëm nga vendet e tjera,” shtoi Xharra.
Tkesa shtoi se jemi në një momentum që duhet ta shfrytëzojmë për shkak të gjithë luftës, rafshit gjeopolitik, Rusisë dhe mbështetjes që kemi nga partnerët euroatlantik.
Xharra përgëzoi presidenten, Vjosa Osmani, për deklaratat ballafaqimin guximin dhe të gjitha faktet që i solli jo vetëm për Serbinë por për të gjithë të pranishmit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Neë York.
Se a do të kenë efekt këto fakte që u thanë në Këshillin e Sigurimit, Xharra thotë se patjetër që po, përcjell Dukagjini.
“Reagimi Vuqiqit tregon se ai nuk ndihet në një pozitë të faavorshme dhe u rikthye dhe ju përmenden se kë ka përfaqësuar Vuçiqi gjatë regjimit të Millosheviqit që ka kryer gjenocid, ne i dimë përpjekjet dhe shtyerja që po bën BE dhe SHBA Kosovës për nthemelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe mirëpo marrëveshja sic e tha edhe presidentja nuk e ka vetëm një nen mirëpo po kërkohet edhe nga ana e Kosovës zbatimi nga të dyja palët,” ka thënë Xharra.