• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 21 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Protestat, shkak i ndërprerjes së mësimit në Universitetin e Kolumbias

Albulena Zogjani nga Albulena Zogjani
23 April 2024
në Bota
0 0
0
Protestat, shkak i ndërprerjes së mësimit në Universitetin e Kolumbias
0
SHPERNDARJE
25
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Universiteti i Kolumbias mbajti mësime në internet të hënën në ditën e 6-të të protestave studentore mbi konfliktin Izrael-Hamas.

Presidentja Nemat “Minouche” Shafik i dërgoi një email komunitetit të Universitetit të Kolumbias duke njoftuar se mësimi do të mbahej në internet.

“Niveli i mosmarrëveshjeve është rritur në ditët e fundit”, shkroi prof. Shafik. “Këto tensione janë shfrytëzuar dhe përforcuar nga individë që nuk janë të lidhur me Universitetin e Kolumbias, të cilët kanë ardhur në kampus për të avancuar axhendat e tyre. Ne kemi nevojë për një fillim të ri.”

Më shumë se 100 studentë u arrestuan më 18 prill, pasi presidentja e Universitetit të Kolumbias autorizoi policinë të largonte protestuesit. Disa studentë morën edhe njoftime për pezullim nga universiteti.

Veprimi i Universitetit të Kolumbias shkaktoi një valë protestash pro-palestineze në universitete të tjera dhe reagime ndaj drejtuesit e tyre dhe politikanët.

Arrestimet u bënë pasi grupi i studentëve “Columbia University Apartheid Divest” ngriti dhjetëra tenda në një lëndinë në qendër të kampusit, duke e shndërruar atë në një “Burim Solidariteti për Gazën”.

Pas arrestimeve dhe prishjes së kampit fillestar, një tjetër kamp pro-palestinez u ngrit në një lëndinë ngjitur.

Ky nuk është grupi i vetëm i studentëve që po protestojnë në këtë Universitet.

Të hënën në mëngjes, profesorit të Fakultetit të Biznesit, Shai Davidai iu mohua hyrja në universitet për tentativë të organizimit të një kundër-proteste pro-izraelite në lëndinën e uzurpuar pasi ai refuzoi të respektonte rregullat e universitetit kundër protestës.

“Unë jam profesor këtu dhe kam të drejtë të jem kudo në kampus. Nuk është e drejtë që ju lejoni hyrjen e mbështetësve të Hamasit në kampus dhe jo mua, një profesor. Më lejoni të hyj tani”, tha ai pasi Shefi i Operacioneve në Universitetin e Kolumbias, Cass Halloway e ndaloi atë dhe protestuesit e tjerë pro-izraelit në portat e hyrjes.

Ai i ka quajtur vazhdimisht studentët protestues “maniakë të dhunshëm” dhe “terroristë pro-Hamasit”. Një peticion që kërkon shkarkimin e profesor Davidait ka mbledhur rreth 9000 nënshkrime që nga mbrëmja e së enjtes së kaluar.

Disa studentë hebrenj në Universitetin e Kolumbias thonë se shumë kritika ndaj Izraelit janë antisemite dhe i bëjnë ata të ndihen të pasigurt.

Që nga arrestimi i studentëve, shumë organizata studentore dhe grupe të lidhura me Universitetin e Kolumbias kanë lëshuar deklarata duke dënuar vendimin e universitetit për arrestimin e studentëve, duke përmendur zbatimin diskriminues të rregullave që kufizojnë lirinë e fjalës së studentëve.

Të hënën, qindra anëtarë të fakulteteve të Universitetit të Kolumbias dhe Kolegjit Barnard organizuan një protestë, në të cilën bënë thirrje për anulimin e vendimit për pezullimin e studentëve.

Protestat nxitën një reagim edhe nga Presidenti amerikan Joe Biden. Kur u pyet për ngjarjet e fundit në universitet nga gazetarët të hënën, Presidenti Biden tha: “Unë i dënoj protestat antisemite. Për këtë arsye unë kam krijuar një program për t’u marrë me këtë çështje. Unë i dënoj edhe ata që nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh me palestinezët.”

Edhe në universitete të tjera, si Yale, Stanford dhe Universiteti i Nju Jorkut janë zhvilluar protesta pro-palestineze, në të cilat është bërë thirrje që universitetet e heqin dorë nga bashkëpunimi me kompanitë që kanë lidhje me Izraelin dhe për një armëpushim në Rripin e Gazës. Shumë prej tyre kanë ngritur kampe me tenda në kampuset e tyre. Rreth50 studentë u arrestuan në Universitetin Yale, të hënën pasi ata refuzuan të largoheshin nga kampi i tyre.

Studentët, që po marrin pjesë në protestat në Universitetin e Kolumbias u kanë kërkuar organizatorëve të protestave jashtë kampusit që të “kujtojnë se për çfarë po protestojmë” dhe të përqëndrohen në luftën në Rripin e Gazës, në vend që të shprehin solidaritet me protestuesit, shkruan VOA.

Universiteti njoftoi të martën në mëngjes se mësimi në kampusin kryesor, Morningside, ku po zhvillohen protestat, do të ofrohet në një format hibrid për pjesën e mbetur të gjysëmvjetorit. Dita e fundit e mësimit është më 29 prill.

Tags: KolumbiaMësimProtesta
Postimi i mëparshëm

Për herë të parë në 5 muaj, inxhinierët e NASA-s kanë marrë të dhëna të deshifrueshme nga “Voyager 1”

Postimi tjetër

Kurti kujton Ditën Ndërkombëtare të Turqve të Kosovës, falenderon qytetarët nga ky komunitet për kontributin

Të ngjajshme Postime

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati
Bota

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

20 December 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?
Bota

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

20 December 2025
Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve
Bota

Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

19 December 2025
Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy
Bota

Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

18 December 2025
Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë
Bota

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

17 December 2025
Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, çfarë paralajmëroi presidenti turk
Bota

Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, çfarë paralajmëroi presidenti turk

16 December 2025
Postimi tjetër
Kurti kujton Ditën Ndërkombëtare të Turqve të Kosovës, falenderon qytetarët nga ky komunitet për kontributin

Kurti kujton Ditën Ndërkombëtare të Turqve të Kosovës, falenderon qytetarët nga ky komunitet për kontributin

Lajmet e fundit

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

Kandidatët për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi mbajti një sërë takimesh me qytetarët e komunës së Prizrenit

20 December 2025
Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

20 December 2025
FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

20 December 2025
Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

20 December 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

20 December 2025
“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

20 December 2025
Sa pritet të fitojnë Joshua e Paul, pas meçit në Miami?

Sa pritet të fitojnë Joshua e Paul, pas meçit në Miami?

20 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu