10 persona kanë vdekur pasi 2 helikopterë të marinës u përplasën gjatë provave ushtarake për një paradë të Marinës Mbretërore të Malajzisë.
Njëri prej helikopterëve preu rotorin e tjetrit përpara se të 2 të përplaseshin në tokë, tregojnë pamjet e publikuara në mediat lokale, shkruan BBC.
Incidenti ndodhi në orën 09:30 me kohën lokale në Lumut, që është shtëpia e një baze marine, transmeton Klan Kosova.
Nuk dihet nëse ka persona të mbijetuar.